Niveli i studimeve: Bachelor - PowerPoint PPT Presentation

1 / 21
About This Presentation
Title:

Niveli i studimeve: Bachelor

Description:

Niveli i studimeve: Bachelor L nda: Etika n Kontabilitet dhe Auditim Prof.dr.Muhamet Aliu Prof.dr.M.Aliu Q ndrimet e m hershme dhe ato bashk kohore mbi Etik n ... – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:84
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 22
Provided by: muhametal
Category:

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: Niveli i studimeve: Bachelor


1
Niveli i studimeve Bachelor
Lënda Etika në Kontabilitet dhe Auditim
Prof.dr.Muhamet Aliu
2
Ligjeratë
  • Qëndrimet e më hershme dhe ato bashkëkohore mbi
    Etikën e Kontabilitetit dhe Auditimit

3
Përmbajtja
  • Të kuptuarit tradicional për etikën në
    kontabilitet
  • Kontributi i qasjes perspektive bashkëkohore për
    të kuptuarit tonë për etikën në kontabilitet.
  • Marrëdhëniet në mes të pushtetit dhe etikës.
  • Perspektiva e Michel Foucault's mbi etikën në
    kontabilitetit
  • Kontributi i Jürgen Habermas në të kuptuarit tonë
    mbi etikën në kontabilitet.
  • Qasja postmoderne në etikë si menyrë e vetme për
    praktikën kontabile.

4
THE BIG FOUR Katët të Mëdhejtë

http//www.pwc.com/ http//www.deloitte.com/ h
ttp//www.kpmg.com/ http//www.ey.com/
5
Përkushtimi për veprimet etike
Si ti bëjmë kontabilistët dhe auditorët etik?
Etika është shkenca mbi moralin (filozofinë e
moralit), e cila hulumton kuptimin dhe qëllimet e
normave morale, kriteret themelore për vlerësim
moral, si dhe njohuritë e përgjithshme dhe
burimet e moralit. Etika parasëgjithash i përket
filozofisë e cila i studjon sjelljet e njerëzve
të cilat mbështeten në aspekte të ndryshme
morale.
6
Qasjet tradicionale filozofike mbi etikën dhe
konceptimi i profesionit të kontabilitetit dhe
auditimit
  • Qasjet filozofike tradicionale të ndërlidhura me
    etikën sipas Emmanauel Levinas mbështeten tek
    përceptimi i ekzistencës së njeriut dhe
    marëdhëniet në shoqëri. Ekzistencën tonë me të
    tjerët.
  • Këta filozof kanë pretenduar se ky fakt
    historikisht ka ndihmuar njerëzit për të pasë një
    sjellje racionale dhe veprimet e tilla janë të
    natyrës të cilën e quajtën Etikë. Pra kjo ishte
    filozofia tradicionale mbi etikën që mbështet tek
    konceptimi Ekzistencën tonë me të tjerët.

7
  • Duke u bazuar në konceptin e marrëdhënieve të
    individit me shoqërinë Ekzistencën tonë me të
    tjerët nuk duhet të jemi shumë të mençur për të
    vlerësuar se kontabilistët dhe auditorët nuk
    veprojnë si individ të ndarë nga shoqëria, ata
    janë në relacion të drejtpërdrejt me rrethin dhe
    shoqërinë

8
  • Të kuptuarit apo përceptimi individual mbi
    profesionin
  • Ne, si kontabilitë apo auditor nuk duhet ta
    shohim veten mbi të tjerët por as edhe të
    pranojmë të jemi të nënshtruar nga të tjerët.
    Andaj edhe ne e shohim punën tonë dhe ekzistencën
    tonë me të tjerët, qoftë si profesionist apo si
    anëtarë të kolektivit punonjës apo shoqërisë.
  • Puna e jonë profesionale nuk duhet të na bëjë të
    jetojmë të izoluar, por ne duhet të kemi njohuri
    dhe aftësi për të kuptuar marrëdhëniet në mes të
    kontabilitetit dhe të etikës dhe të nxisim
    mundësitë e zhvillimit të një formë më të drejtë
    të kontabilitetit në praktikë.
  • Këtë punë Aplikimin e etikës së kontabilitetit
    në praktikë, nuk duhet të presim që ta
    rregullojnë të tjerët por atë parimisht duhet ta
    bëjmë vetë. Ne më së miri e dimë se çka na duhet
    neve dhe çka iu duhet të tjerëve, apo çka presin
    të tjerët prej nesh.
  • Kjo është qasje e re dhe bashkëkohore mbi
    profesionin!

9
Qasja perspektive bashkëkohore për të kuptuarit
tonë për etikën në kontabilitet
  • Qasja bashkëkohore filozofike përaqet një
    perspektivë postmoderne dhe ajo shpesh njihet si
    perspektivë të re apo bashkëkohore mbi etikën.
  • Teknikisht, këtë teori më së pari e kanë quajtur
    post-strukturalizëm.
  • Siç mund ta imagjinoni nuk është zhvilluar ndonjë
    debat i madh në mes akademikëve në lidhje me
    dallimin mes postmodernizmit dhe
    poststrukturalizmit.
  • Për dallim me filozofinë tradicionale morale
    (Ekzistencën tonë me të tjerët ), perspektivat
    postmoderne mbështeten mbi zhvillimin e një
    kritike dhe të një analize të marrëdhënieve
    ndërmjet individit - identitetit etik dhe
    pushtetit të tij (personal), ose më saktë për
    (mënyrën se si mund të veprojnë pushtetet për
    ndërtimin e individëve si subjekte etike).

10
  • Në lidhje perspektivat bashkëkohore apo
    postmoderne kanë diskutuar mendimtar të shumtë
    por një mendimtar gjerman i quajtur Jürgen
    Habermas kritikon mënyrën se si disa perspektiva
    postmoderne duket se braktisin mundësitë e
    shumta të mendimit racional, dhe ai përpiqet për
    të luajtur një rol të arsyeshëm në adresimin e
    sfidave me të cilat ne përballemi si shoqëri.

11
  • PERSPEKTIVAT Postmoderne
  • Për konceptimin e etikës nga aspketi i
    perspektivës postmoderne, mendimtari tjetër
    gjerman i shekullit të nëntëmbëdhjetë filozofi i
    quajtur Friedrich Nietzsche, në thelb idenë e
    etikës e argumenton me faktin se perspektivat
    postmoderne janë vetë idetë e moralit dhe janë në
    kundështi me sjelljet jo etike.
  • Nietzsche rrënjësisht sfidoi qasjen tradicionale
    dhe në fokusim të etikës shumë u mbështet në
    analiza konvencionale.
  • Analiza Postmoderne mbështetet në faktorë
    themelorë që nxisin studimin e etikës individuale
    të qëndrueshme dhe që veprojnë drejt rrugës në të
    cilën nocionet e të mirës dhe të keqes të vijnë
    në ekzistencë (shprehje), pra larg nga pyetjet se
    si një individ duhet të sillet.

12
  • Etika është parë në esencë si studim i veprimeve
    mbi norma apo perspektiva postmoderne duke u
    mbështetur apo duke e trajtuar çdo veprim në
    drejtim të asaj që është e pranueshme dhe e
    papranueshme.
  • Për shembull, diskutimi në lidhje me të dhënat e
    prezantuara në Shënimet spjeguese dhe shpalosja e
    politikave kontabile dhe pasqyrave financiare. Në
    shënimet sqaruese duhet referuar vendosur edhe
    shënime të cilat tregojnë anët negative të
    biznesit dhe jo ajo të ngelë jashtë kuadrit të
    referimit, atëherë kur nocioni i etikës është
    brenda një konteksti të caktuar ose të diskursit.

13
  • Pjesë e madhe e diskutimit në të cilin mbështetet
    filozofia e perspektivës postmoderne të etikës i
    referohet punës.
  • Një nga kërkesat për të pasë ndikim më të madhe
    ky lloj i perspektivës në vitet e fundit ka
    ardhur nëpërmjet një intelektual francez të
    quajtur Michel Foucault.
  • Foucault, ngriti çështjen si mund individët të
    bëhen subjekte etike?
  • Ose, më konkretisht, të kuptuarit se njerëzit
    etik nuk krijohen vetë?
  • Kështu ai reflekton mbi kushtet themelore etike
    që i lejojnë kodet morale të filozofisë
    konvencionale të jenë në funksion e ato i ka
    kategorizuar si kuadër themelor etik të
    shprehurta përmes katër elementeve të mëdha.

14
Katër elementet e kuadrit themelor etik
bashkëkohor
  • Mjetet me të cilat ne ndryshojmmë veten për tu
    bërë etik vetë-imponojmë disiplinë, mjete dhe
    metoda
  • Etika e Telos disciplinë personale etike për
    tipin e personit që ne synojmë që të jemi, kur ne
    sillemi moralisht
  • Substancë etike ajo pjesë e vetes që është
    dominuese për gjykim etik
  • Mënyra e nënshtrimit rrugët që përdoren për të
    nxitur individët që të njohin detyrimet e tyre
    morale.
  • Për shembull, disa detyrime mund të jetë
    shkaktuar nga lutja fetare, ndërsa të tjerët mund
    të jenë shkaktuar nga konventat sociale
    (shoqërore), dhe shumë të tjerë nga analiza të
    arsyetuara.
  • Foucault përdor termin e vetë disiplinës për të
    referuar një pushtet disiplinor që ne shpesh e
    ushtrojmë kundër vetes në mënyrë që të
    rregullojmë veprimet tona.

15
  • Shpesh kur kemi reflektuar në shprehjen pushtet,
    zakonisht mendojmë në terma të një individi apo
    grup individëve që ushtron pushtet ndaj një
    tjetri i individi ose në grupi më pak të
    fuqishëm.
  • Natyrisht kjo mënyrë e pushtetit nuk është
    gjithmonë efektive sepse ato kundër të cilëve
    ushtrohet pushtet mund të rezistojë në shumë
    mënyra të ndryshme.
  • Megjithatë, Foucault ishte i interesuar se si
    individët me dashje dhe për fat të mirë në shumë
    mënyra të ushtrojnë pushtet ndaj vetes së tyre.

16
Etika e Telos
  • Karakteristika e dytë e konceptuar nga Foucault
    si Etika e Telos, ka të bëjë me llojin e
    personave që të synojmë që të jenë, kur vetë e
    disiplinojë veten në mënyrë që të sillen
    moralisht.
  • Bëni një renditje të karakteristikave të një
    kontabilisti ose auditori të mirë ashtu si ju e
    mendoni më së miri.
  • Ku e gjeni ju veten te ato karakteristika dhe si
    mendoni se sa prej tyre do të ndikojnë në
    veprimet e juaja, ndoshta të gjitha?
  • Si e mendoni veten si një kontabilist ideal dhe
    lloji i tuaj a do të ndryshojë nga kontabilistët
    dhe auditorët që i shihni në rrugë apo nga ata të
    cilët paraqiten në media apo edhe në filma?

17
Etika e Telos
  • E kemi mësuar se kontabilitetët dhe auditorët
    janë pjesë e subjekteve të cilat operojnë në
    kuadër të ekonomisë së tregut.
  • Korporatat përgjithësisht i shikojmë si agjenci
    me përgjegjësi për vendin dhe shoqërinë dhe të
    cilat kryesisht kërkojnë që vazhdimisht në masë
    të mirë të maksimizojnë efikasitetin dhe pasurinë
    e aksionerëve të saj.
  • Vendimet racionale ekonomike janë të justifikuara
    thjesht në aspektin e tyre për të ndikuar në
    aspektin financiar dhe në relzilim të fitimit.
  • Ndërsa vendimet dhe kërkesat e tilla në cilin
    lloj të personit apo të kontabilistit do të
    kishin gjetur mbështetje?

18
  • Si do ta përshkruani llojin ideal të
    kontabilistit të mirë për të portretizuar në
    materiale promovuese?
  • A mendoni se ajo është e ndryshme për firma të
    ndryshme?
  • Aspiratat pa dyshim do të jenë (burojnë) nga një
    përzierje komplekse e historive personale,
    ngritjeve profesionale e etike.
  • Hulumtimet tregojnë se nocionet e efikasitetit
    dhe maksimizimit të pasurisë mund të jenë
    vendosur (ngulitur) brenda Telos kontabilitetit

19
  • Sipas shumë studimeve është ardhë në përfundim se
    shumë kontabilistë dhe auditorë thjesht gjatë
    praktikës së tyre nuk kanë pasë konsideratë etike
    në të gjitha punët e tyre.
  • Prandaj sipas Foucault në rastet përkatëse ka
    munguar nocioni mbi mënyrën e nënshtrimit sepse
    kontabilistët dhe auditorët nuk i kanë njohur
    detyrimet e tyre etike (morale)
  • Për shembull, brenda punës së kontabilitetit,
    përgjegjësitë morale janë shkaktuar kryesisht
    përmes analizave ekonomike, prezantimeve jo të
    drejta të transaksioneve dhe gjendjes ekonomike e
    financiare të subjektit të caktuar

20
  • Foucault për këtë arsye ka qenë i përcaktuar që
    të përdoret nocioni mbi mënyrën e nënshtrimit për
    të shqyrtuar se si duhet vepruar në kuptim të
    krijimit dhe për të ndërtuar e për të ruajtur
    subjektivititetin etik të veçantë të
    kontabilistëve dhe auditorëve.
  • Kritikat drejtuar profesionistëve të
    kontabilitetit dhe auditimit bëhen për të
    reflektuar më saktësisht se si pushteti
    individual duhet të veprojë përmes etikës
    profesionale në mënyrë që t'i shërbejë interesave
    të veçanta.

21
Ju faleminderit për vëmendjeFundi i ligjëratës
21
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com