Niveli i studimeve: Bachelor - PowerPoint PPT Presentation

About This Presentation
Title:

Niveli i studimeve: Bachelor

Description:

Niveli i studimeve: Bachelor L nda: Etika n Kontabilitet dhe Auditim Prof.dr.Muhamet Aliu Vler simi i Presioneve dhe Zbatimi i Kuadrit t Etik s Profesionale ... – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:139
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 13
Provided by: MariaP92
Category:

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: Niveli i studimeve: Bachelor


1
Niveli i studimeve Bachelor
Lënda Etika në Kontabilitet dhe Auditim
Prof.dr.Muhamet Aliu
2
Ligjeratë
  • Vlerësimi i Presioneve dhe Zbatimi i Kuadrit të
    Etikës Profesionale Kontabël dhe Audituese

Prof.dr.M.Aliu
3
Përmbajtja
  • Vlerësimi i presioneve për sjelljet joetike
    profesionale
  • Aplikimi i masave mbrojtëse për sjelljet joetike
    profesionale

Prof.dr.M.Aliu
4
  • Vlerësimi i presioneve për sjelljet joetike
    profesionale

Një profesionist kontabël i pavarur nuk duhet të
angazhohet në ndonjë biznes, punë, apo veprimtari
tjetër, e cila dëmton apo mund të dëmtojë
integritetin, objektivitetin, apo edhe
reputacionin e mirë të profesionistit dhe për
rrjedhojë, do të ishte e papajtueshme me dhënien
e shërbimeve profesionale.
Prof.dr.M.Aliu
5
  • Vlerësimi i presioneve për sjelljet joetike
    profesionale
  • Vlerësimi i presioneve për sjelljet joetike
    profesionale ka të bëjë kryesisht me kërcnimet e
    kategorizuara si
  • Egoizmi (Interesi vetiak)
  • Vetë rishikimi
  • Favorizimi (Përkrahja)
  • Familjariteti dhe
  • Frikësimi

Prof.dr.M.Aliu
6
  • Natyra e masave mbrojtëse
  • Natyra e masave mbrojtëse që zbatohen për
    eleminimin apo zvogëlimin e kërcnimeve ndryshonë
    sipas rrethanave.
  • Një profesionist kontabël i pavaruar, kur ushtron
    gjykimin profesional duhet të mbajë parasyshë atë
    çka, një palë e tretë e arsyeshme, e cila ka
    njohuri qoftë për informacionet, ashtu edhe për
    rëndësinë e kërcnimeve e të masave mbrojtëse që
    zbatohen, do ta konsideronte si të pranueshme.

Prof.dr.M.Aliu
7
Llojet e masave mbojtëse
  • Masat mbrojtëse që mund të eleminojnë ose
    zvogëlojnë kërcnimet në një nivel të pranueshëm
    ndahen në dy kategori kryesore
  • Masat mbrojtëse që krijohen nga profesioni,
    legjislacioni ose nga rregullat dhe
  • Masat mbrojtëse të mjedisit të punës.

8
  • Masat mbrojtëse që krijohen nga profesioni,
    legjislacioni ose nga rregullat
  • Masat mbrojtëse që krijohen nga profesioni,
    legjislacioni ose rregullat përfshijnë, por pa u
    kufizuar vetëm në to, masat e mëposhtme
  • Kërkesat e formimit, të trajnimit dhe të
    eksperiencës, që duhet të plotësohen për të hyrë
    në profesion.
  • Kërkesat për kualifikimin e vijueshëm
    profesional.
  • Rregullat e qeverisjes së shoqërive tregtare.
  • Standardet profesionale.
  • Monitorimin profesional ose ligjor dhe procedurat
    disciplinore.
  • Rishikimin e jashtëm, nga një palë e tretë e
    autorizuar, të raporteve, shpërblimeve,
    komunikimeve, ose informacioneve të tjera të
    prodhuara nga një profesionist kontabël.

Prof.dr.M.Aliu
9
  • Masat mbrojtëse që rrisin mundësinë e
    identifikimit ose të frenimit të sjelljes joetike
  • Këto masa mbrojtëse, të cilat mund të jenë të
    krijuara nga profesioni kontabël, legjislacioni,
    rregullat ose nga një organizatë punëdhënëse,
    përfshijnë, por pa u kufizuar vetëm në
  • Sistemet e ankesave të mirë publikuara që përdor
    një organizatë punëdhënëse, profesioni ose një
    organizatë rregullator, të cilat u japin mundësi
    kolegëve, punëdhënësve dhe anëtarëve të publikut
    që të tërheqin vëmendjen ndaj sjelljeve jo
    profesionale ose jo etike.
  • Detyrimi i shprehur qartë për të raportuar
    shkeljet e kërkesave etike.

Prof.dr.M.Aliu
10
  • Masat mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës
  • Masat mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës,
    të cilat i shërbejnë të gjithë firmës, bëjnë
    pjesë
  • Lidershipi i firmës e vendos theksin tek rëndësia
    që ka respektimi i parimeve themelore.
  • Lidershipi i firmës përforcon besimin se anëtarët
    e një grupi të dhënies së sigurisë do të veprojnë
    në interes të publikut.
  • Vënia në funksion e politikave dhe e procedurave
    që shërbejnë për të zbatuar, monitoruar e
    kontrolluar cilësinë e angazhimeve.
  • Vendosja e politikave të dokumentuara që
    shërbejnë për të identifikuar dhe zvogëluar
    kërcnimet në një nivel të pranueshëm.

Prof.dr.M.Aliu
11
  • Rrethanat në të cilat mund të jepen informacionet
    konfidenciale
  • Profesionisti kontabël i pavarur mund të jep
    informacione kontabël konfidenciale në rrethanat
    si në vijim
  • Dhënia e informacionit lejohet me ligj dhe
    autorizohet nga klienti ose punëdhënësi
  • Ekziston një detyrim ose një e drejtë
    profesionale, kur një gjë e tillë nuk ndalohet me
    ligj
  • Për të vepruar në pajtim me procedurat e
    kontrollit të cilësisë
  • Për tu përgjigjur një kërkese të bërë nga një
    organizëm ose

Prof.dr.M.Aliu
12
Ju faleminderit për vëmendjeFundi i ligjëratës
Prof.dr.M.Aliu
12
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com