Title: LEKSIONI III
1LEKSIONI III
- MONITORIMI I PACIENTIT NË ICU
- (intensive care unit)
- (njesite e kujdesit intensive)
2Monitorimi hemodinamik
- 1. Sitemi kardio-vaskular perfuzon organet për
të mbajtur në jetë dhe për të ruajtur funksionin
e tyre. - Qëllimi i monitorimit hemodinamik kardiovaskuar
është që të mbahet një perfuzion i përshtatshëm i
organeve dhe një stabilitet i sistemeve. - a. Shenjat dhe simptomat e disfunksionit të
organeve mund të rezultojnë nga një fluks i
papërshtashëm i gjakut që arrin në këto organe.
3Monitorimi hemodinamik
- b. Fluksi i gjakut që arrin organet përcaktohet
nga presioni i perfuzionit të organit dhe
rezistenca e organit ndaj këtij fluksi gjaku. - Në shumicën e rasteve presioni i perfuzionit
është diferenca ndërmjet presionit arterial me
prësionin venoz të gjakut. - Duke qenë se presioni arterial është i
ndryshueshëm, presioni arterial mesatar është
zgjedhur si një zëvendësues statik për të
përcaktuar një mesatare të presionit të
perfuzionit.
4Monitorimi i presionit arterial të gjakut
- Në gjendje normale, shumica e organeve mund të
mbajnë një fluks relativisht konstant të gjakut,
brënda disa kufijve të gjerë të presionit të
perfuzionit të perfuzionit (autorregullimi). - Presioni i gjakut monitorohet për tu siguruar që
ekziston një presion perfuzioni adekuat. - Sidoqoftë në disa gjendje patologjike një presion
i ulët përfuzioni mund të jetë i mjaftueshëm për
të siguruar një fluks adekuat, në të kundërt një
presion i lartë përfuzioni mund të mos jetë i
përshtatshëm n.q.se rezistenca e një organi ndaj
fluksit është e madhe.
5Metoda jo invasive
- Metoda jo invasive e matjes së presionit të
gjakut. - Matja bëhet me anën e një manshete, duke rritur
presionin brënda manshetës realizohet mbyllja e
arteries, pastaj maten oshilacionet në presionin
e manshetës, ose presioni në të cilin kalon
fluksi i gjakut përmes arteries, ndërsa mansheta
shfryhet. - Disa metoda janë
- a. Matja automatike mansheta fryhet she
shfryhet në mënyrë automatike dhe jep vlerat e
presionit arterial sistolik, diastolik.
6Metoda jo invasive
- Dëgjimi i zhurmës korotkoff. Një manshet okluzive
fryhet mbi vlerat e presionit sistolik të gjakut. - Ndërsa mansheta shfryhet ngadalë do të arrihet
një presion në të cilin gjaku fillon të kalojë në
mënyrë turbulente në arterien e okluzuar. - Presioni në të cilin dëgjohet fluksi turbulent i
gjakut është presioni sistolik i gjakut. Kjo
dëgjohet me anë të setoskopit si rrahja e parë. - Ndërsa presioni në manshetë ulet nën presionin
diastolic të gjakut, rrahjet zbehen ose zhduken. - Vlera e presionit në të cilin nuk dëgjohen më
rrahjet është vlera e presionit diastolik.
7Metoda jo invasive
- Kufizimet e kësaj metode janë
- Kërkon një njeri për matjen e presionit arterial.
- Vazokonstriksioni mund të ulë fluksin duke bërë
të vështirë dëgjimin e rrahjeve. - Mund të ndodhin gabime të observuesit.
- Shfryrja e shpejtë e manshetës mund të shkaktojë
një lexim më të ulët, të gabuar.
8Korotkoff
9Monitorizimi invaziv
- Monitorizimi invaziv i presionit të gjakut. Bëhet
nëpërmjet kataterizimit të një arteriae (më
shpesh arteria radiale). - Kateteri arterial është i lidhur me një tub të
mbushur me likid që përfundon në një transdukter
presioni. - Transdukteri e kthen presionin në sinjal
elektrik i cili më pas filtrohet dhe shfaqet në
ekran.
10- Indikacione klinike
- Nevoja e një kontrolli rigoroz të presionit
arterial - Pavientë hemodinamikisht jo stabël
- Nevoja për marrje të vazhdueshme të gjakut për
analiza
11Kataterizimi arterial
- Kataterizimi arterial. Qëllimi është të bëhet
- Një monitorim agresiv i presionit arterial
- Një rrugë e lehtë për marrjen e gjakut arterial
duke evituar traumatizimin e shpeshtë të venave. - Mundësinë për të bërë vlerësime hemodinamike
- Rrugët arteriale mund të përdoren për infuzionin
e likideve dhe medikamenteve jo vazo aktivë në
situate urgjente.
12Kataterizimi arterial
- Futja e katetrit arterial mund të bëhet sipas
teknikës kirurgjikale (edhe pse në raste të
veçanta). - Me këtë teknikë arteria nuk okluzohet dhe
kateteri fiksohet larg incizionit duke pakësuar
rrezikun për infeksion. - Mund të përdoret dhe teknika e punkturës
perkutane sipas Seldinger.
13(No Transcript)
14Kataterizimi arterial
- Arteriet që kateterizohen më shpesh janë
- Arteria radiale
- Arteria aksilare
- Arteria femorale
- Arteria dorsalis pedis
- Kateteri arterial lidhet me një sistem manometro
mikro perfuzor, për të mbajtur kalueshmërinë
përdoret solucion fiziologjik i heparinizuar.
Rreziqet më të mëdha të lidhura me këtë teknikë
janë - Infeksioni
- Obstruksioni i kateterit dhe formimi i trombit
- Obstruksioni i arteries dhe ischemia distale e
anësisë. - Hemoragjia nga shkëputja aksidentale e
zgjatuesve.
15Kataterizimi arterial
- Të tjerat janë të lidhura me vendin e kanjulimit
dhe dëmtimin e nervit periferik. - Mjekimet që duhen ndjekur në pikën e hyrjes
duhet të ndjekin të njëjtën metodikë si ajo e
ilustruar në kateterizimin venoz, gjithashtu
është e rëndësishme të mos mbulohen me garza dhe
bandazhe pikat e lidhjes së kateterit me
zgjatuesit, në mënyrë që të jenë sa më të
dukshme, sidoqoftë këto mbrohen me garza sterile
të njomura me solucion antiseptik edhe pse janë
larg vendit të punkturës kutane. - Çarçafët dhe mbulesat nuk duhet të pengojnë
pamjen e kateterit. - Zakonisht një kateter arterial nuk duhet mbjatur
në vënd më shumë se 5 ditë. -
16(No Transcript)
17(No Transcript)
18Monitorimi i presioni venoz central dhe debiti
kardiak
- Kateterizimi venoz central qëllimi është që të
arrihet me majën e kateterit venoz në nivelin e
venave kava ose në atriumin e djathtë.
Indikacionet për këtë metodë janë - Kur pacienti nuk ka vena periferike të
përshtatshme për kateterizim. - Monitorimi i presioneve venoze central (PVC, TA)
- Administrimi i medikamenteve që shkaktojnë flebit
(kaliumi, kimioterapia) - Administrimi shumë i shpejtë i likideve ose
substancave hipertonike - Reanimimi kardio pulmonar dhe futja e
medikamenteve që duhen administruar në rrugë
central - Vendosja e pace- maker ve intrakardiakë
- Terapia intravenoze për një kohë të gjatë
(antibiotikë, kimioterapi) - Hemodializë
- Hiperalimentacion, ose ushqyerje parenterale
- Administrimi i drogave vazoaktive
19(No Transcript)
20(No Transcript)
21Kundër indikacione relative për kateterizimin
venoz central
- Kundër indikacione relative për kateterizimin
venoz central janë - Mungesë ekperience nga ana e mjekut
- Koagulopati
- Terapi fibrinolitike e marrë kohët e fundit
- Trombocitopeni e rëndë
- Infeksion ose djegie e rëndë në vendet e
planifikuara për punktim - Pacient që nuk bashkëpunon
- Pacienti duhet të informohet dhe duhet të marrë
konsensusin e tij për atë që do të bëhet. Të
gjitha pajisjet duhet të jenë tëk shtrati dhe
pacienti duhet të pozicionohet që më parë
( pozicion Trendelenburg)
22Pozicion Trendelenburg
23Kateterizimi venoz central
- Në pacientë me risk për desaturim arterial jepet
oksigjen suplementar. - Antiseptikët e lëkurës përfshijnë solucion me
bazë jodine. Për vendosjen e linjave central
kërkohet një teknikë sterile. - Pas procedurës bëhet radiografi thoraxi për të
parë lokalizimin e majës së kateterit (idealja
është 2-4cm mbi junksionin e atriumit të djathtë
me vena cava superior) dhe për të përjashtuar një
pneumotoraks. - Pasi merret konfirimimi radiologjik, duhet
fiksuar kateteri në mënyrë të sigurt me lëkurën.
24(No Transcript)
25Kateterizimi venoz central
- Vendi i futjes së kateterit duhet të mbrohet në
mënyrë të kujdesshme me mjekim steril qëduhet
ndërruar çdo 5 ditë n.q.se nuk është e nevojshme
të bëhet më parë. - Kur kateteri venoz central përdoret për ushqyerje
parenterale me kohëzgjatje të madhe, duhet bërë
një tunelizim nën lëkurë për të zvogëluar
incidencën e sepsisitdhe për të rritur
kohëzgjatjen mesatare të kateterit in situ.
26Kateterizimi venoz
27Teknikat e futjes së kateterit venoz janë
- Kirurgjikale bëhet izolimi i një vene dhe futet
një kateter që mund të arrijë në nivel central. - Perkutane me ndihmën e kanjulës age, rrëshkitet
kateteri në brendësi të ages të inseruar më parë. - Disa kateterë kanë age hyrëse të lidhura me to.
Percutane me teknikën e Seldinger - në agen e
inseruar që më parë futet një tel guidë dhe kur
agia hiqet, kateteri vendoset duke shfrytëzuar
telin guidë. - Rrugët venoze sipërfaqësore që përdoren për
kateterizim venoz central janë - Vena cefalika dhe vena bazilika
- Vena jugulare eksterne
28Vena cefalika dhe vena bazilika
29Vena jugulare eksterne
30(No Transcript)
31Vena jugulare interne
- Rrugët venoze të thella që përdoren për
kateterizim venoz central janë - Vena jugulare interne. Pacienti pozicionohet si
në rastin e mëparshëm, pikat ku mund të
realizohet hyrja e ages janë dy buza e poshtme e
muskulit sternokleidomastoid, ku agia duhet të
futet me një kënd prej 300 në lidhje me planin e
pacientit, ndërmjet dy kokave të muskulit
sternokleidomastoid.
32Muskuli sternokleidomastoid
33Vena subklavia
- Vena subklavia. Pacienti vendoset në pozicion
supin, me krahët shtrirë përgjatë trupit dhe
kokën të kthyer në anën e kundërt. - Pozicioni dekliv me rreth 200 lehtëson
procedurën. - Kanjulimi mund të bëhet me rrugë nën klavikulare
ose mbi klavikulare.
34Vena subklavia
35Vena femorale
- Vena femorale
- Pacienti vendoset në pozicion supin me këmbët e
larguara lehtësisht. - Vëndi më i mirë për tu inseruar kateteri është
aty ku preket pulsacioni I arteries femorale,
agia inserohet lateralisht me një kënd prej 450. - Presioni venoz central (PVC)
- Në praktikën klinike kërkohet kjo vlerë për të
marrë një të dhënë që shpreh - Volumin e likideve që ndodhen në venat centrale.
- Kompensimin e ventrikulit të djathtë.
36Vena femorale
37- Megjithatë vlera e PVC kushtëzohet nga faktorë të
ndryshëm ndërveprues ku përmendim - Tonusin venoz
- Kthimin venoz
- Kompliancën e ventrikulit të djathtë
- Presionin intratorakal
38- Duke qenë se duhet matur presioni venoz prezent
në degët e mëdha venoze intratorakale dhe në
brendësi të atriumit të djathtë të zemrës, është
e nevojshme të përdoret një kateter venoz central
që arrin në atriumose në venat kava dhe në venën
anonime. - Konsiderohet në normë një vlerë e PVC ndërmjet 2
dhe 10cm shtyllë ujë vlerat mesatare janë
ndërmjet 4 dhe 7 cm shtyllë ujë .
39- Sistemi më i përdorur për matje është ai me një
kolonë uji dhe është i ndërtuar nga një kolonë e
graduar e lidhur me anë të zgjatuesve me
kateterin venoz central. - Mbi sipërfaqen e graduar të kolonës lexohet PVC
në cm shtyllë uji. - Gjthashtu sot janë të disponueshëm sisteme të
leximit të PVC që shfrytëzojnë një transduktor
presioni të lidhur me - Kjo mënyrë matje e PVC mund të merret dhe me
ndihmën e kateterit Swan Ganz me tre rrugë.
40- Vala e presionit venoz central që del në monitor
pasqyron kontraksionin kardiak, kateteri venoz
central detekton ndryshimet e vogla të presionit
që shfaqen gjatë ciklit kardiak dhe i transmeton
ato në një valë karakteristike. - Ato janë tre valë pozitive dhe dy valë negative
dhe këto korrespondojnë me fazat e ndryshme të
ciklit kardiak dhe EKG.
41- Duke qënë se linjat centrale shtrihen brënda
toraksit, PVC dhe valët e saj influencohen nga
ndryshimet në presionin intratorakal gjatë
respiracionit. - Këto ndryshime janë të vogla, por mund të vihen
re në valë. PVC ulet lehtësisht gjatë inspirimit
spontan, rritet lehtësisht gjatë exs halimit të
sforcuar dhe gjatë inspirimit në ventilimin
mekanik me presion pozitiv. - Një pacient me PEEP më të madh se 7,5 cm H2O mund
të ketë një PVC të rritur artificialisht.
42Presioni kapilar pulmonar wedge (PCWP)
- Kateteri i Swan Ganz - është një kateter i
vogël i bashkuar me një balun të fryrë në majë.
Përmes venës cava superior arrihet në atriumin e
djathtë, në ventrikulin e djathtë dhe së fundi në
arterien pulmonare. - Bën të mundur një vlerësim efikas të presioneve
dhe të funksionimit të ventrikulit të majtë duke
u futur në kapilarët pulmonarë. - Ky presion matet duke vendosur një kateter
(kateteri Swan Ganz) me lumen të shumëfishtë në
një venë periferikedhe më pas duke e avancuar
kateterin në atriumin e djathtë, ventrikulin e
djathtë, arterien pulmonare dhe më pas në një
degë të arteries pulmonare.
43(No Transcript)
44Presioni kapilar pulmonar wedge (PCWP)
- Direkt pas majës së kateterit ndodhet një balon i
vogël i cili mund të mbusht me ajër(-1cc). - Kateteri ka një dalje që hapet në majë
(distalisht balonit) dhe një dalje të dytë disa
centrimetra proksimalisht ballonit. - Këto dalje lidhen me transduktorët e presionit.
- Kur pozicionohet në një degë të arteries
pulmonare dalja distale mat presionin e arteries
pulmonare dhe dalja proksimale mat presionin e
atriumit të djathtë. - Më pas baloni fryhet dhe mbyll degën e arteries
pulmonare.
45Presioni kapilar pulmonar wedge (PCWP)
- Kur ndodh kjo presioni në daljen distale bie
shpejt dhe pas disa sekondash arrin një vlerë të
ulët të qëndrueshme e cila është shumë e afërt me
presionin në atriumin e majtë. - Më pas baloni shfryhet. I njëjti kateter mund të
përdoret për të - Presioni i regjistruar gjatë fryrjes së balonit
është i ngjashëm me presionin e atriumit të majtë
sepse enët e mbyllura përgjatë degëve distale të
tij, të cilat eventualisht formojnë venat
pulmonare, veprojnë si një kateter i gjatë që mat
presionin e gjakut brënda venave pulmonare dhe
atriumit të majtë.
46Presioni kapilar pulmonar wedge (PCWP)
- Matja e PCWP ka rëndësi në diagnostikimin e
rëndesës së insuficiencës së ventrikulit të majtë
dhe për të përcaktuar shkallën e stenozës
mitrale. - Të dy këto gjendje e rrisin presionin e atriumit
të majtë dhe për rrjedhojë dhe PCWP. Kjo shërben
për matje kur vlerësohet hipertensioni pulmonar. - Po ashtu është i rëndësishëm në vlerësimin e
gjëndjes volumore të gjakut kur administrohen
likide në gjëndjet e shokut.
47Monitorimi i debitit kardiak
- Debiti kardiak është mekanizmi i parë kompesator
që i përgjigjet ndryshimeve të oksigjenimit. - Ai është një parametër klinik që siguron
oksigjenimin e përshtatshëm të indeve. Ai bën një
vlerësim global të qarkullimit duke përfshirë
edhe influencat neuro humorale në të. - Debiti kardiak është prodhimi i volumit hedhës
dhe frekuencës kardiake. - Volumi hedhës përcaktohet nga parangarkesa (që
është volumi i ventrikulit të majtë në fund të
diastolës), kontraktiliteti i miokardit dhe
pasngarkesa (rezistencat që has hedhja e
ventrikulit të majtë).
48Kateterizimi kardiak
- Kateterizimi kardiak. Mund të jetë
- Kateterizim i djathtë ose venoz përmes një vene
të një kalibri të madh futet në vena kava
superior, në atriumin e djathtë, në ventrikulin e
djathtë, në arterien pulmonare. - Kateterizimi i majtë ose arterial duke
përparuar në drejtim të kundërt me fluksin e
gjakut arrihet në ventrikulin e majtë me ndihmën
e një arterie me kalibër të madh.
49Kateterizimi kardiak
- Kateterizimi trans septal nevojitet një mundësi
hyrjeje përmes venës që bën të mundur që të
arrihet deri në atriumin e djathtë përmes venës
kava inferior. - Për këtë përdoret një kateter i vogël i cili
është bashkë me nje kanjulë, përmes së cilës
kryhet kalimi i katetrit nga atriumi i djathtë në
atriumin e majtë përmes septumit interatrial.
50Kateterizimi kardiak
- Kateterizimi kardiak bëhet me qëllim
- Diagnostikues për të vlerësuar presionet në
enët e gjakut dhe në kavitetet, për të matur
fluksin e gjakut dhe për të përcaktuar
parametrat, për të evidentuar ndryshimet
funksionale dhe morfologjike duke praktikuar
angiografinë selektive. - Terapeutik për futjen e një pacemaker, për të
praktikuar angioplastikën (dilatacionin e
arterieve koronare përmes përdorimit të një
kateteri tullumbac), për të shkrirë trombet
intrakoronarienë.
51Monitorimi elektrokardiografik
- Qëllimi të mbahet në kontroll viziv dhe
instrumental aktiviteti elektrik i zemrës në
subjekte që ndodhen në gjendje kritike ose me
rrisk. - Teknika e kryerjes
- Vendosen mbi torax tre elektrodat vetë ngjitëse
- Lidhet monitori me elektrodat duke ndjekur
indikacionet e siglave dhe ngjyrave - Bëhet një regjistrim i parë i trasesë, në hyrje
të pacientit në repart, për të patur një
parametër referimi - Kontrollet që regjistrimi automatik i trasesë në
rast të alternimeve të frekuencës të jetë i
vendosur dhe kontrollohet që alarmet e frekuencës
të jenë vendosur dhe të funksionojnë
52Elektrokardiograma
- Qëllimi është të bëhet një regjistrim i
fenomeneve elektrike të zemrës. - EKG është një instrument që bën të mundur
regjistrimin dhe mund të ketë karakteristika të
ndryshme. - Elementet që diferencojnë pjesën mtë madhe të
këtyre instrumentave janë numri i penave shkruese
dhe elektrodave me ventuzë për të eksploruar
potencialet mbi toraks.
53Elektrokardiograma
- Teknika e kryrjes pozicionohen elektrodat në
artikulacionet (kyçet e duarve dhe të këmbëve)
pasi janë lyer me pastë për EKG, pozicionohen
elektrodat me ventuza mbi toraks, ndizet aparati,
shtypet pulsanti që prodhon mbi letrën
milimetrike një valë drejtkëndore. - Për të bërë një ekzaminim korrekt duhet ndërhyrë
për eleminimin e shkaqeve të alterimeve. - Pozicionimi i pacientit me duart nën gluteus
është një manovër që ndihmon të arrihet
relaksimi.
54- Monitorimi respirator bëhet për të vendosur kur
duhen bërë ndërhyrjet terapeutike dhe vlerësimi i
këtyre ndërhyrjeve. Vendimi për monitorim, ashtu
si dhe vendimet e tjera klinike, duhet të bazohet
në indikacionet klinike. - Siguria Monitorimi bëhet shpesh për të bërë të
mundur sigurinë e pacientit p.sh. puls oksimetri
përdoret për të dalluar hipokseminë dhe presioni
i rrugëve ajrore monitorohet për të dalluar një
shkëputje të ventilatorit mekanik.
55- Vlerësimi i interventeve monitorimi invaziv dhe
jo invaziv përdoret shpesh në reanimacion për të
vlerësuar përgjigjen e pacientit ndaj
interventeve klinike. - Titrimi i fraksionit të oksigjenit të inspiruar
(FiO2), shpesh bëhet në bazë të pulsoksimetrisë e
kështu me rradhë.
56Shkëmbimi i gazeve
- PH dhe gazet e gjakut është standarti i artë për
vlerësimin e shkëmbimit të gazeve në pulmone. - PaO2 presioni arterial i oksigjenit normalisht
është 90-100mmHg kur inspirohet ajri i dhomës në
nivelin e detit - Ulja e PaO2 (hipoksemia) shfaqet në sëmundjet
pulmonare që çojnë në shunt, mospërputhje
ventilim perfuzion, në hipoventilim dhe në
defekt të difuzionit. PaO2 ulet kur ulet
oksigjeni i inspiruar (p.sh. në lartësitë e
mëdha)
57Shkëmbimi i gazeve
- Rritja e PaO2 (hiperoksemia) mund të shfaqet
kur inspirohet oksigjen suplementar po ashtu dhe
në hiperventilim. - Efekti i FiO2 presioni i oksigjenit në ajrin e
inspiruar) PaO2 duhet të interpretohet gjithmonë
në lidhje me nivelet e oksigjenit të inspiruar,
p.sh. një PaO2 95mmHg kur inspirohet 100
oksigjen është i ndryshëm nga një PaO2 95mmHg
kur inspirohet ajri i dhomës (21 oksigjen).
58Shkëmbimi i gazeve
- PCO2 Presioni arterial i dioksidit të karbonit
(PaCO2) reflekton ekuilibrin midis prodhimit të
dioksidit të karbonit dhe ventilimit alveolar.
PaCO2 varion direkt në varësi të prodhimit të
dioksidit të karbonit dhe është në përpjestim të
zhdrejtë me ventilimin alveolar. - PH arterial përcaktohet nga përqëndrimi i
bikarbonateve (HCO3) dhe PaCO2 sipas ekuacionit
të Henderson Hasselbach
59Gazoanaliza e gjakut
- Gazoanaliza e gjakut qëllimi i kësaj analize
është të merren të dhëna për ekuilibrin e gazeve
dhe atë acido-bazik të gjakut. - Zakonisht përdoret gjaku arterial, por ndonjëherë
është e nevojshme të bëhen kërkime edhe në gjakun
venoz. Gjaku i marrë aspirohet nga një paisje e
posaçme, të dhënat që çdo aparat jep përshkruhen
duke ju referuar vlerave normale. P.sh. - PO2 94 mmHg në 20 vjeç
- PO2 85 mmHg në 50 vjeç
- PO2 76 mmHg në 80 vjeç
60Gazoanaliza e gjakut
- Në të sëmurët kronikë vlerat nuk krahasohen me
parametrat e normës, por me parametrat brënda të
cilëve ai gjen ekuilibrin e tij, që ndonjëherë
shmangen shumë nga vlerat mesatare. - Arteriet që përdoren për marrjen e gjakut janë
ato që identifikohen lehtësisht nëpërmjet prekjes
së pulsit. - Arteria radiale është vendi i preferuar, por
edhe arteria femorale.
61Teknika e marrjes së gjakut
- Aspirohen disa ml heparinë në shiringë dhe
ngrihet pistoni në mënyrë që sipërfaqja e
brendshme e shiringës të jetë në kontakt me
heparinën. - Zëvendësohet agia me të cilën u shpua tapa e
flakonit dhe eleminohet sasia e heparinës së
futur me qëllim që të mos hollohet gjaku. - Dizinfektohet zona ku do të bëhet marrja e gjakut
- Izolohet pulsi arterial ndërmjet gishtit tregues
dhe gishtit të mesit të dorës së veshur me dorezë.
62Teknika e marrjes së gjakut
- Futet agia dhe drejtohet drejt vendit ku ndihet
pulsacioni, duke ushtruar një aspirim të lehtë. - Pasi janë tërhequr 1-3 ml gjak, tërhiqet shiringa
duke bërë kujdes që të mos futet ajri në brendësi
të saj. - Është e nevojshme që gjaku të mos rrijë në
kontakt me ajrin nëpërmjet lumenit të ages, për
këtë qëllim agia ngulet në një tapë gome të butë.
63Teknika e marrjes së gjakut
- Me palmën e dorës ose me gishta ushtrohet një
presion mbi vendin e marrjes së gjakut duke
përdorur një pambuk me solucion antiseptik. - Presioni me majat e gishtave duhet të evitohet
se është presion pak i shpërndarë dhe okluziv për
fluksin arterial. - Në vazhdim mjekohet duke e lënë të mbuluar për
disa orë.
64CO oksimetri
- CO oksimetri analiza spektrofotometrike e
gjakut arterial përdoret për të matur nivelet e
oksihemoglobinës (saturimi me oksigjen i
hemoglobinës), karboksi hemoglobinës (saturimi me
monoksid karboni i hemoglobinës) dhe
methemoglobinës (sasia e hemoglobinës në formën e
oksiduar ferrike, në raport me formën e rektuar
ferrous)
65- Oksihemoglobina (HbO2) e matur me CO-oksimetër
është standarti i artë për përcaktimin e
saturimit me oksigjen. HbO2 normal është 97. - Karboksihemoglobina (HbCO). Nivelet e kësaj duhet
të maten sa herë dyshohet për inhalacion të
monoksidit të karbonit. Nivelet endogjene të
karboksihemoglobinës janë 1-2 dhe mund të jenë
më të rritura në duhan pirësit dhe në njerëzit që
jetojnë në zona të ndotura. Karboksihemoglobina
nuk transporton oksigjen dhe HbCO2 reduktohet nga
nivelet e larta të HbCO.
66- Methemoglobina hekuri në molekulën e
hemoglobinës mund të oksidohet në formë ferrike
në prezencë të një numri agjentësh oksidues, më
të njohurit nitratet. - Methemoglobina nuk transporton oksigjen.
- HbCO2 reduktohet nga nivelet e methemoglobinës.
67Pulsoksimetria
- Pulsoksimetria monitorim i saturimit arterial.
- Në mes të viteve 80, teknologjia ka vënë në
dispozicion mundësinë për të monitoruar në
vazhdimësi përqëndrimin e oksihemoglobinës së
saturuar të një subjekti thjesht duke aplikuar
tek ai një detektor special në një pjesë të
trupit të perfuzuar normalisht si p.sh.në një
gisht. - Principi në të cilin bazohet metodika konsiston
në diferencën në absorbim të gjatësive të
ndryshme të valëve që emeton hemoglobina e
oksiduar dhe ajo e reduktuar. Një diferencë
tjetër merret nga aparati, ajo ndërmjet indit që
pulson dhe atij që nuk pulson.
68Pulsoksimetria
- Përmes një sonde të ngjashme me një gishtëz është
e mundur që të mërret në kohë reale një vlerësim
numerik i oksigjenimit të pacientit. - Vlerat numerike janë në përqindje. Subjekti
normal, në ajrin e ambientit ka një saturim të
hemoglobinës mbi 97, i cili i korespondon një
PO2 prej reth 80-85mmHg (oksigjen i trtur në
gjak). - Ky monitorim përdoret në të gjitha rastet kur
një hipoksi e mundshme mund të përkeqësohet
papritur. - Kështu fazat kritike të anestezisë si intubimi,
zgjimi dhe periudha post operatore, në të cilat
krizat hipoksemike janë të shpeshta dhe të
rrezikshme, përfitojnë shumë nga ky monitorim.
69(No Transcript)
70Pulsoksimetria
- Ndër disavantazhet e kësaj teknike monitorimi
mund të përmendim - Vështirësi në regjistrimin e të dhënave kur
pacienti dridhet. - Vështirësi në regjistrimin e të dhënave kur
pacienti është hipotermik. - Pra kjo është një metodë e thjeshtë jo invazive
dhe e besueshme e matjes së sat O2, një e dhënë e
sigurt e matjes së arritjes në periferi të
oksigjenit që i japim pacientit.
71Kapnometria
- Kapnometria është matja e dioksidit të karbonit
(CO2) në rrugë ajrore. - Kjo është shfaqja e valës së Co2 e quajtur
kapnogramë. PCO2 i matur në të ekspirimit quhet
endtidal. - End-tidal PCO2 përfaqëson PCO2 alveolar, ai
përcaktohet nga shkalla në të cilën CO2 arrin në
alveola dhe nga shkalla në të cilën CO2 pastrohet
nga alveolat, pra PET CO2 është funksion i
raportit ventilacion / perfuzion. - Monitorimi i end-tidal PCO2 bëhet për te
konfirmuar intubimin trakeal.
72(No Transcript)
73(No Transcript)
74Literatura
- Anestezia dhe reanimacioni,
- Vjollca Shpata,
- f.104-117