Title: Leksioni 5: Drejtori i shkoll
1Leksioni 5 Drejtori i shkollës, kompetencat dhe
përgjegjësitë
- Goleman dallon gjashtë stile të drejtimit katër
prej të cilëve ndikojnë pozitivisht në atmosferën
e shkollës dhe dy prej të cilave kishin ndikim
negativ. Katër stilet që ndikojnë pozitivisht
janë - Autoritar (mobilizon njerëzit drejt një vizioni
ose ejani me mua) - Bashkëpunues (krijon harmoni dhe ndërton lidhje
emocionale, ose njerëzit para së gjithash) - Demokratik (kalit marrëveshjen përmes
pjesëmarrjes, ose si mendoni ju) - Trajnues (përgatit njerëzit për të ardhmen , ose
provoje këtë).
2Stilet negative
- Sipas Goleman dy nga stilet negative janë
- 1. Detyrues (kërkon zbatim të urdhrit ose bëni
si them unë) - 2. Përcaktues të ritmit (cakton standarde të
cilat janë zhvilluar sipas ideve të tij).
3Diskutimi rreth stileve negative
- Natyrisht që rreth këtyre stileve të drejtimit ka
ide të ndryshme debate dhe pse jo teori që
përmbysin elementë e dhëna më lart. Për shembull
- Në terrenin shqiptar, stil autoritar do të thotë
që drejtori të vendosë vetë. - Kjo gjë nuk shihet me sy të mirë, aq më tepër në
një shoqëri si kjo e jona e cila pjesën më të
madhe të historisë së saj, e ka të lidhur me
pasojat negative që ka sjellë autoritarizmi.
4A mund të kthehen stilet negative në pozitive?
- Ndërkaq dy nga stilet negative, mund të quhen si
pozitive, për faktin se - Detyrimi në një farë mënyre kuptohet apo lidhet
me detyrat e lëna nga drejtuesi i shkollës për
secilin mësues - Përcaktues të ritmit mund të përkthehet në
drejtues që imponojnë një ritëm të lartë pune. - Ata janë të aftë që këtë ritëm jo vetëm ta
imponojnë po dalëngadalë ta bëjnë pjesë të punës
së çdo mësuesi duke i shkundur, bërë më aktivë
dhe për pasojë edhe më produktiv.
5Qëllimet unike të shkollës
- Studimet kanë përcaktuar në konkluzionet e tyre
në lidhje me drejtimin, krijimin e një vizioni të
përbashkët në shkollë për formimin e aspiratave
dhe lindjen e qëllimeve udhëheqëse. - Arritja e mirëkuptimit me stafin e shkollës është
një element që lidhet direkt me rezultatet më të
mira në udhëheqjen e shkollës. - Uniteti i qëllimeve që ka drejtuesi me stafin e
tij dhe qëndrimi pozitiv që kjo lidhje unike
reflekton ndaj nxënësve dhe prindërve, është një
mekanizëm i fuqishëm për një drejtim efektiv te
shkollës.
6Qëllimet unike të shkollës
- Nga sa thamë më sipër, lind nevoja e vendosjes së
qëllimeve institucionale të qarta, publike e të
përbashkëta si një mjet që do të ndikojë në
rritjen e shkallës së motivimit të punës
drejtuese në shkollë. - Shkollat që kanë drejtim efektiv kanë edhe
qëllime të përbashkëta në planin e cilësisë së
aspekteve të jetës shkollore dhe të përmbushjes
së detyrimeve institucionale.
7Praktika e drejtimit të shkollës.
Elementet e drejtimit
- Një ndër elementet aplikative më të spikatur në
teorinë e drejtimit është formimi i një grupi
kompakt dhe të aftë për të përballuar detyrat e
kohës. - Krijimi i këtij grupi është i lidhur pa dyshim me
shfaqjen nga drejtuesi të disa karakteristikave
që do ta ndihmojnë atë të përfshihet në praktiken
shkollore si lider i grupit. - Në këtë këndvështrim mund të rreshtonim disa
elemente të aftësive praktike te drejtuesit.
8Elementet e drejtimit
- Aftësia për udhëheqje nënkupton force
përgjithësimi, aftësi për te ndërtuar strategji
konstruktive, aftësi për të arritur me grupin
objektiva të shkollës, krijimin e mjediseve të
punës, vlerësimin e stafit, transparent ne
vendimmarrje. - Aftësi për gjenerim idesh. Aftësi për te krijuar
kontakte të gjera në shkollë, aftësi për të
përzgjedhur informacionin, aftësi hulumtuese (kjo
te thotë shfrytëzues racional i informacionit. - Aftësi për komunikim. Mbajtja e marrëdhënieve
miqësore me kolegët, prezantimi i ndjenjës së
respektit për grupet që punojnë në shkollë - Aftësi për të plotësuar idetë e tij me planin
praktik te drejtimit të shkollës
9Elementet e drejtimit
- Aftësi për te mos u kompromentuar,
- Aftësi koordinuese (të mos ketë periudha vakumi
në aktivitet e shkollës) - Aftësi vendimmarrëse. Saktësi në marrjen e
vendimeve, eliminimin e konfuzitetit, analizën e
informacionit qe vjen për një problem, orientimin
drejt informacionit, eliminimin e rolit emocional
në marrjen e vendimit, marrje vendimi në kohën e
duhur, ndjekja e zbatimit te vendimeve, aplikimi
i disiplinës normale, mungesën e preferencave ne
mjedisin e shkollës. Mos ndjekja në kohë e
afateve është element regresiv në punën e
drejtimit.
10Karakteristikat e drejtimit
- Shkëmbimi i informacionit brenda grupit shkollor
do te arrijnë të lëvizin nga parametrat e vjetër
të punës ne parametrat e rinj që ndihmojnë
drejtuesin ne drejtimin e shkollës. - Lëvizja në praktikë e vlerave të stafit drejt
nivelit cilësor do të sjelli si rrjedhojë edhe
një nivel të lartë të stafit në menaxhimin e
problemeve. - Modeli pozitiv i punës së drejtuesit të shkollës
do të edukojë një ndjenjë pozitiviteti te stafi,
ndërsa modeli i keq jep një efekt të kundërt
(shpeshherë mangësitë e veta ky drejtor i kërkon
te stafi i tij).
11Aftësitë e drejtuesit të shkollës
- Një aspekt tjetër janë vetitë e aftësitë e
drejtuesit të shkollës, të shfaqura përballë
stafit të tij. - Drejtuesi i shkollës është individi qe reflekton
korrektësi maksimale në ambientet e shkollës
(orari, delegimi i detyrave), drejtuesi duhet te
jetë një mësues shumë i aftë, dhe me nivel të
lartë shkencor e kulturor. - Kjo e bën një drejtues që të jetë më i thellë në
gjykimet e tij.
12Ana formale e paraqitjes së drejtuesit
- Padyshim që edhe gjëra në dukje si detaje të
vogla janë me rëndësi në punën e një drejtuesi të
shkollës si stili i veshjes, korrektësia brenda
standardeve të miratuara nga rregullat e
shoqërisë, të qenit parimor dhe i drejtë për
vendimet që merr ne shkolle, aplikimi vetëm i një
standardi gjykimi (gjë që ndikon në motivon
stafin).
13Gabimet e drejtuesit
- Ka disa drejtime se ku mund te gaboje drejtuesi i
shkollës. - Përdorimi pa efikasitet i burimeve njerëzore,
- konservatorizmi në trajtimin e problemeve,
- mos marrja parasysh e informacioneve që nuk i
pëlqen, - nënvleftësimi i informacionit jo pozitiv,
vlerësimi subjektiv i informacionit, mbivlerësimi
i aftësive te tij në kontekstin shkollor,
14Gabimet e drejtuesit
- nënvleftësimi i punës së anëtarëve të stafit,
- krijimi i idesë se ai është i pazëvendësueshëm,
ndalja më shumë seç duhet tek gabimet e të
tjerëve, - krijimi i idesë për zmadhimin e gabimeve nga të
tjerët, - krijimi i idesë se është vetëm ai i aftë të
riparoje gabimet, - përdorimi i gabimeve si presion për stafin, mania
për të bërë aktivitete të shumta dhe të kota,
15Gabimet e drejtuesit
- mos ndjekja e aktiviteteve te planifikuara,
- bindje deri në verbëri tek urdhëresat,
- dëgjimin dhe marrja parasysh, në mënyrë te
tepruar të ankesave të komunitetit apo të çdo
individi, - mungesën e iniciativës për modifikime urdhrash,
- fshehjen e informacionit mbi punën e tij të
dobët, - qenia jo racional në shpenzimin e kohës,
- kërkimin e sakrificave të kota nga stafi,
- krijimin e idesë se është gjithmonë i zënë me
punë.
16Rruga praktike e drejtimit të shkollës
- Ka autorë të cilët mendojnë se kemi dy rrugë,
përmes të cilave kalon drejtimi i shkollës - zgjidhja e saktë e problemeve shkollore është në
varësi të cilësive të drejtuesit të shkollës - dhe tjetra zgjidhja e problemeve në situata të
ndryshme, tregon se jo gjithmonë mund të jetë e
pranueshme përcaktimi i drejtimeve strikte në
udhëheqjen e shkollës. - Të tjerë autorë, i japin një farë përparësie
rrymave të drejtimit të shkollës. Sipas tyre një
rryme gjenden disa elementë dallues të drejtimit
të shkollës. - Është e kuptueshme që secila regj rrymave ka edhe
dallimet, specifikat dhe ofrojnë mundësinë që
drejtuesit të përshtatin veten e tyre me situata
e drejtimit dhe të kenë mundësinë të përzgjedhin
ata që i përshtatet më shumë.
17Rryma e parë e drejtimit të shkollës a. Forma
direktive.
- Mbështetja mbi urdhrat apo direktivat që jep
drejtuesi i shkollës. Këto duhen zbatuar pa
kërkuar shpjegime. Kjo ka të bëjë me mentalitetin
e stafit. Në një institucion të tillë ndihet një
konflikt i heshtur apo një qetësi relative dhe
brishtë që i mbulon problemet. - Kemi mos gjetje te zgjidhjeve efektive të
problemeve, shkallë e ulët ndërgjegjësimi për
detyrat nga stafi, kryerjen e detyrave me
imponim, mungesën e ndërgjegjësimit te stafit,
ekzistenca e shenjave te mendjemadhësisë së
drejtuesit, teknika diskriminuese të drejtuesit
ndaj stafit, mjedis urdhërues në shkollë. - Në këtë mjedis ka pak vend për diskutime të
hapura, debat, vendimmarrje të përbashkët etj.
18Drejtimi komunikues
- Shmang hierarkinë, nxit frymën e punës në grup
krijon mundësinë debatit, konkludimit,
diskutimit. - Pasojat pozitive janë
- tendenca për ti zgjidhur problemet nëpërmjet
tërheqjes së mësuesve në marrjen e vendimeve në
shkollë - nxitjes se interesit të gjithë masës së mësuesve
për drejtimin në shkollë - demonstrim i bashkëpunimit të grupeve në shkollë.
Në këtë rast duhet të merret parasysh fakti që
edhe për një problem sa do te vogël duhet te
merret vendimi i masës dhe disa vendime duhen
marre shpejt në kohë vonohen.
19Drejtimi racional
- Aplikimi i kësaj forme do të ndikojë në dhënien e
një përgjigje efikase për problemet në shkollë. - Forma racionale ndryshon në thelb nga ajo
komunikuese në lidhje me efikasitetin dhe së dyti
ka të bëjë me aftësinë për të kapur se cili është
elementi qendror që ndikon në zgjidhjen me
lehtësi të problemit. - Kjo shprehet me prezantimin nga ana e tij e një
mendimi të thellë, dhënia e konkluzioneve të
sakta dhe të shkurtra, dhënia e zgjidhjeve të
drejta për problemet që shqetësojnë shkollën. - Pika e përbashkët me komunikimin është forma
direktive e drejtimit (kur drejtuesi vendos vet
për problemet ne shkolle
20Drejtime jo racionale
- Kjo formë drejtimi që mund të përdoret nga
drejtuesit në shkollë sjell një mungesë
operativiteti dhe pasohet me një drejtim
burokratik të shkollës. - Drejtuesi në këto raste nuk kapet pas elementit
thelbësor. Këta drejtues tregojnë një mungesë
serioziteti në punë. Këta drejtues përpiqen të
ruajnë të njëjtin ritëm, duke mos treguar
iniciativë për ndryshimin e situatës. - Me pak fjalë u pëlqen apo nuk duan të krijojnë
një tjetër mjedis pune dhe veprimesh, ka sipas
tyre mund të krijonte kokëçarje të panevojshme.
21Rryma e dytë e drejtimit të shkollësForma
autoritare
- Është rasti kur drejtuesi i imponohet stafit.
Përcaktimi i objektivave bëhet tërësisht nga
drejtuesi, ndërsa stafi është i anashkaluar nga
ky proces. Ai (drejtuesi) shfaq tendencën
nëpërmjet nivelit të lartë të kërkesave, që për
të realizuar objektivat të krijojë tension në
shkollë. Kjo mund të krijojë - klane në staf
- Intoleranca është një karakteristikë tjetër
- nuk pranon lehtë gabimet e tij dhe drejtohet
menjëherë nga stafi kur gabon ai - informacioni në shkollë është i censuruar,
vendimet nuk kanë informacion të mjaftueshëm dhe
disa herë janë subjektive - tendenca e drejtuesit për tu shfaqur si i gjithë
pushtetshëm.
22Forma demokratike
- Kjo formë ka karakteristikë shpërndarjen e
drejtimit në të gjithë stafin. Vendimmarrja e
stafit të shkollës do të thotë marrje pjesë në
përcaktimin e objektivave, në planifikimin e
veprimtarive të shkollës, në vlerësimin e punës
në shkollë. - Ky drejtues nuk ndërhyn në punën e mësuesve, por
i drejton ata duke qenë i afrueshëm me stafin,
duke ndihmuar në arritjen e objektivave të
planifikuara, duke qenë miqësor dhe i besueshëm
me stafin, duke qenë pikë referimi ku stafi gjen
mbështetje pozitive.
23Forma liberale
- Karakterizohet nga ideja puna le të bëhet kur të
bëhet. Nuk ka kërkesë ndaj stafit te tij. - Drejtimi karakterizohet nga një mos ndjekje
rigoroze e objektivave duke ndikuar që këto
rezultate edhe po nuk u arritën kapen vitin
tjetër. - Figura e tij nuk ngjall respekt për realizimin e
detyrave ne shkollë. - Tentojnë kompromisin që të kënaqin dy palët në
konflikt.
24Standardet e drejtuesit të shkollës
- Në këtë rast mund të bëjmë
- 1. Analizë teorike
- 2. Të shprehim karakteristikat në planin praktik
të drejtimit të shkollës - Fuqi vendimmarrëse në shkollë
- Drejtuesit të arsimit duhet ti japin fuqi
vendimmarrëse. - Situatat kur drejtuesi ka fuqi vendimi të dorës
së dytë do të krijojnë momente bllokimi me
drejtimin e shkollës. Stafi do të perceptojë
drejtorin si të pazotin në marrjen e vendimeve.
25Tiparet e një drejtuesi të aftë
- Entuziazëm në punë (shfaqjen e një ndjenje
optimizmi) - Komunikim dhe humor me stafin (ky e ka të huaj
shfaqjen e notave të pesimizmit) - Eksperimentues i afte (përcakton riskun e
rrezikut të problemeve) - Pjesëmarrës aktiv ne punët shkollës (nuk kuptohet
drejtimi shkollës vetëm me urdhra) - Disiplina në punë (të jetë korrekt) me oraret ,
organizimin e mbledhjeve kjo mënyrë motivon
stafin. - I hapur ndaj mendimeve të stafit (sduhet të
vendos në mënyrë arbitrare) - Përgjegjshmëria në punë (vë në plan të parë
interesat e institucionit)
26Detyrat që drejtuesi kryen në praktiken e
drejtimit të shkollës
- Drejtimi i stafit (vendos kritere për marrjen e
stafit në punë) - Përcaktimi i objektivave të shkollës
- Drejtues i këshillit pedagogjik (ngre grupet e
punës dhe ndjek ecurinë e planifikuar, jep stafit
informacionin mbi shkollën) - Siguron pjesëmarrjen e stafit në procesin mësimor
(shpërndan ngarkesën mësimorë) - Ndërton skema kualifikuese të stafit
27Detyrat që drejtuesi kryen në praktiken e
drejtimit të shkollës
- Ndjek ecurinë e rezultateve mësimore (rezultatet
e vlerësimit të brendshëm dhe atij të jashtëm,
nxjerr përfundime mbi bazën e këtyre vlerësimeve
etj.) - Zgjidhës i konflikteve ne shkolle
- Ndjekës i afateve kohore
- Njohës i procesit mësimor (teknikat e
mësimdhënies) - Krijues i një ambienti pune (ambienti fizik, dhe
një vend ku mund te shprehin lirshëm idetë e
tyre). - Vlerësues i mirë i punës se stafit (standardet e
vlerësimit të stafit) - Administrues i buxhetit
28Vlerësimi i punës për të qenë drejtor i suksesshëm
- A- Zbatimi i programit mësimor dhe i burimeve
financiare - Planifikimi i aktiviteteve shkollore
- Planin e punës për ndjekjen e problemeve
- Ambientin fizik në shkolle
- Rezultatet akademike të stafit të shkollës
- Cilësinë e rezultateve shkollore,
- Nivelin krahasues të rezultateve lokale e
kombëtare, - Njohjen me nevojat e shkollës, mënyrën e
shpenzimit të burimeve financiare, - Mënyrat për sigurimin e burimeve shtese
financiare
29Si mund të arrihen treguesit e mësipërm
- Të gjitha këto që u përmendëm më lart (por edhe
elementë të tjerë) arrihen kur drejtuesi ka - plan të studiuar dhe realist
- kontroll të realizimit të programit mësimor në
shkollë - rezultate në përputhje me standardet lokale e
shtetërore - njohje të qarta të nevojave të shkollës
- sistem transparence
- pranon/është i aftë për ndryshime pozitive në
shkollë.
30Stafi i shkollës
- Drejtuesi i shkollës duhet të sillet në mënyrë të
atillë që të mundësoj dhe njohi - shkallën e delegimit të detyrave
- vlerësimin e rezultateve të secilit anëtar të
stafit - nivelin e kualifikimit të stafit
- nevojat e stafit për kualifikim (këto maten
nëpërmjet skemës për kualifikim) - monitorim të punës individuale të stafit si
mësimdhënës - përdorimin e standardeve të njëjta të vlerësimit
- sigurimin e një klime bashkëpunimi
31Stafi i shkollës
- vlerësimin me objektivitet të rezultateve në
punën e mësuesve - ndërgjegjësimin me standarde lokale apo
kombëtare të mësimit - dhënie informacionesh të qarta në procesin
mësimor - njohjen e të drejtave dhe detyrave të stafit,
- nivelit të mirëkuptimit në shkollë
- respektimi i të drejtave të stafit, raportimi i
rezultateve shkollore që arrin stafi.
32Legjislacioni shkollor
- Drejtuesi i shkollës duhet të njohi dhe zbatojë
- ligjet dhe rregulloret mbi administrimin e
arsimit, - rregullore dhe akte normative të shkollës
- të përshtati veprimtarinë e shkollës me
legjislacionin në fuqi.
33Raportimi
- Mënyra e raportimit të drejtuesve të shkollës
- raportim vjetor
- raportim te detyrave operacionale
- komunikim me shkrim me eprorët e ti
- pasqyrim të aktivitetit te marketingut dhe
biznesit në shkollë - cilësisë se raportimit, qartësisë se raporteve
semestrale ne lidhje me tematiken e trajtuar
34Raportimi
- përshkrimi me shkrim i objektivave
- pasqyrimit të problematikës së përditshme
shkollore - komunikimit me shkrim apo gojë me organet
vendimmarrëse - paraqitjes me cilësi të diskutimeve te ndryshme
rreth problematikave të shkollës - Paraqitja cilësore e produkteve me shkrim në
korrespodencën mes tij dhe eprorëve në nivel
lokal dhe qendror.
35Treguesit (elementët apo problemet) që një
drejtues do të dëshironte të ndryshonte në
shkollë?
- Cilat janë disa nga treguesit (elementët apo
problemet) që një drejtues do të dëshironte të
ndryshonte në shkollë? - Menaxhimi i shkollës
- Menaxhimi i mësimdhënies dhe i të nxënët
- Menaxhimi i njerëzve
- Menaxhimi i politikës dhe i planifikimit të
zhvillimit - Menaxhimi i burimeve financiare
- Pranimi në punë, zhvillimi profesional dhe
vlerësimi i mësuesve
36Elementët që do të dëshironte të ndryshonte një
drejtues
- Kriteret dhe mekanizmat e pranimit të nxënësve në
shkollë - Struktura dhe përmbajtja e kurrikulës
- Teknologjia mësimore
- Cilësia e mësimdhënies
- Cilësia e arritjeve të nxënësve
- Klima në shkollë dhe në klasë
- Vlerësimi i nxënësve
- Mjedisi fizik i shkollës
- Partneriteti me prindërit dhe komunitetin
- Vlerësimi i shkollës
37Çfarë parashikon legjislacioni i ri për
drejtuesit e Arsimit
- NENI 64
- DREJTORI I INSTITUCIONIT ARSIMOR
- Drejtori i një institucioni arsimor është
autoriteti drejtues i tij dhe ka për mision të
drejtojë veprimtarinë e institucionit me qëllim
përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së
shërbimit arsimor për të gjithë nxënësit në
përputhje me këtë Ligj, me aktet nënligjore të
nxjerra nga Ministri dhe me synimet e
institucionit.
38Legjislacioni per drejtuesit e shkollës
- Funksionin e drejtorit të institucionit arsimor e
ushtron personi që ka fituar certifikatën e
drejtorit të institucionit përkatës arsimor
përmes provimit të kualifikimit që organizohet
nga Ministria. Trajnimi i kandidatëve për drejtor
zhvillohet nga agjenci trajnuese, programet e të
cilave janë akredituar nga një organizëm në
varësi të Ministrisë (Komiteti i Akreditimit).
39Detyrat e drejtuesit sipas ligjit
- Drejtori i një institucioni arsimor ka për
detyrë - a) të sigurojë zbatimin në institucion të këtij
Ligji, të akteve nënligjore të tij dhe të çdo
akti tjetër ligjor ose nënligjor që ka të bëjë me
mbarëvajtjen e institucionit - b) të respektojë standardet e drejtorit të
institucionit përkatës arsimor - c) të drejtojë hartimin dhe zbatimin e planit
afatmesëm dhe vjetor të institucionit në
bashkëpunim me bordin e shkollës, këshillin
pedagogjik, prindër, njësinë arsimore vendore dhe
njësinë bazë të qeverisjes vendore, si dhe me
pjesëtarë të tjerë të komunitetit
40Detyrat e drejtuesit sipas ligjit
- ç)të sigurojë vlerësimin e herëpashershëm të
arritjeve të nxënësve - d) të drejtojë vetëvlerësimin e herëpashershëm të
institucionit arsimor dhe tu kërkojë punonjësve
të institucionit të vetëvlerësojnë rregullisht
punën e tyre - dh) të drejtojë këshillin pedagogjik
- e) të nxitë dhe të sigurojë zhvillimin
profesional të punonjësve të institucionit
arsimor - ë) të kryejë vlerësimin vjetor të punës së
punonjësve arsimorë të institucionit sipas
kritereve të përcaktuara me akte nënligjore të
nxjerra nga Ministri.
41Detyrat e drejtuesit sipas ligjit
- Drejtori i institucionit arsimor publik përdor
një fond vjetor nga buxheti i njësisë vendore
arsimore edhe për shtesën në pagë të punonjësve
arsimorë të institucionit të cilët kanë arritje
krahasimisht të larta. - Kriteret e përdorimit të këtij fondi përcaktohen
me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.