MENDO! - PowerPoint PPT Presentation

About This Presentation
Title:

MENDO!

Description:

MENDO! Mendo para se t b sh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij q t dhuroi do t mir . K to t mira jan aq t shumta, saq n se mundoheni ... – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:34
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 23
Provided by: XP4406
Category:
Tags: mendo

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: MENDO!


1
MENDO!
  • Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit,
    Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë.
    Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse
    mundoheni ti numëroni të mirat e Tij, nuk do të
    arrini!

2
Një njeri erdhi te Ibrahim ibën Ed'hemi dhe i
tha
  • O dijetar! Epshi im më nxit dhe më stimulon për
    gjynahe. Të lutem më këshillo!

3
Ibrahim ibën Ed'hemi i tha Nëse epshi yt të
nxit për të vepruar gjynah dhe vese të liga ndaj
Krijuesit tënd, nuk ka problem. Unë do të të
parashtroj pesë kushte. Nëse i plotëson, bëj
gjynah ndaj Allahut!
  • Njeriu tha M'i jep!

4
Ibrahimi i tha Nëse dëshiron ti bësh gjynah
Allahut, atëherë fshihu, ik në një vend që nuk të
shikon Allahu!
  • Njeriu tha Subhanallah! Si të fshihem nga
    Allahu kur Ai shikon çdo gjë!
  • Ibrahimi i tha Subhanallah! A nuk turpërohesh
    t'i bësh gjynah Allahut kur Ai të sheh?! Njeriu
    heshti

5
Pastaj njeriu tha Më trego kushtin e dytë!
  • Ibrahimi i tha Nëse dëshiron t'i bësh gjynah
    Allahut, mos i bëj gjynah në tokën e Tij!

6
Njeriu tha Subhanallah, ku të shkoj? E gjithë
gjithësia është e Tij!
  • Ibrahimi i tha Subhanallah! A nuk turpërohesh
    t'i bësh gjynah Allahut kur po shfrytëzon tokën e
    Tij?!

7
Njeriu tha Më trego kushtin e tretë!
  • Ibrahimi tha Nëse dëshiron t'i bësh gjynah
    Allahut, atëherë mos u ushqe nga furnizimet e
    Tij!
  • Njeriu tha Subhanallah! Si të jetoj, si të
    ushqehem kur gjithë të mirat janë prej Tij dhe të
    Tij?!
  • Ibrahimi i tha Subhanallah! A nuk turpërohesh
    t'i bësh gjynah Allahut kur Allahu është Ai që të
    ushqen dhe të jep të pish, të furnizon dhe të
    ndihmon të mbijetosh?!

8
Njeriu tha Më trego kushtin e katërt!
  • Ibrahimi i tha Kur ti bësh gjynah Allahut,
    pastaj të kapin melaiket për të të hedhur në
    zjarr, mos e prano këtë! Refuzoje hedhjen në
    zjarr!
  • Njeriu tha Subhanallah! A kam forcë unë për
    këtë?! Melaiket nuk të pyesin, por të zvarrisin
    për në zjarr!

9
Ibrahimi i tha Kur t'i lexosh gjynahet e tua në
fletushkë, mohoji ato gjynahe dhe thuaj nuk i kam
vepruar!
  • Njeriu tha Subhanallah! Ku janë melaiket
    (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë
    melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty... ku janë
    dëshmitarët okularë që shqiptojnë dhe
    dëshmojnë...
  • Filloi të qajë njeriu dhe u largua duke thënë
    Ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë
    çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të
    ruajnë ty... ku janë dëshmitarët okularë që
    shqiptojnë dhe dëshmojnë...

10
Të lutem një moment...

11
Në ato pak çaste që lexon e-mailin
12
...ka vdekur një numër njerëzish!
13
Më vjen keq që disa prej tyre kanë vdekur duke i
bërë gjynah Allahut Allahu na ruajttë prej kësaj
gjendjeje!
14
Nuk e di, ndoshta emri yt (mos e bëftë Allahu!)
mund të jetë njëri prej emrave në këtë listë!
15
PËRKUJTO!
16
Personi i cili ka vdekur para pak çastesh...
  • ...ka menduar si ti dhe i ka thënë vetes... kam
    kohë!

17
"Po, Allahu kurrsesi askënd nuk e shtyn për
më vonë, kur atij ti vijë afati i vet. Allahu
hollësisht është i njohur me atë që ju punoni."
(Munafikun, 11)
18
Nuk e shtyn për më vonë!
19
Pra mos e vono pendimin tënd, mos hezito të
pendohesh!
20
Nuk ka të adhuruar përveç Allahut!
  • O Allah, na mundëso përfundim të mirë!

21
Përkujtim
22
www.klubikulturor.comPërkthyer nga Eroll Rexhepi
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com