Aktiviteti i M - PowerPoint PPT Presentation

1 / 12
About This Presentation
Title:

Aktiviteti i M

Description:

Title: PowerPoint Presentation Author: Camilla Caspersen Last modified by: user Created Date: 12/12/2006 10:12:26 AM Document presentation format – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:79
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 13
Provided by: CamillaC5
Category:
Tags: aktiviteti

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: Aktiviteti i M


1
Aktiviteti i Mësimit në Distancë për Mbikëqyrjen
Publike i REPARIS GLDN 19 Prill 2011
Mbikëqyrja Publike në Danimarkë Nga Vibeke
Sylvest Barfoed, Krye Konsulente Speciale
2
Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare
(DCCA)
  • Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare
    (DCCA) është një Agjenci në vartësi të Ministrisë
    së Ekonomisë dhe Çështjeve Tregtare.
  • Legjislacion që rregullon përgjegjësitë e
    mbikëqyrjes publike të Agjencisë Daneze të
    Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA) për
    audituesit dhe firmat e auditimit është Ligji Nr.
    468, datë 17 Qershor 2008 (Ligji Danez për
    Audituesit e Miratuar dhe Firmat e Auditimit -
    Ligji i Auditit).
  • Ligji ehte i disponueshëm ne Anglisht ne faqen
    e mëposhtme te Internetit http//www.eogs.dk/graph
    ics/_ny20eogs/English20version/Legislation/Danis
    h20act20on20Auditors20and20Audit20firms.pdf

3
Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare
  • është përgjegjëse për Mbikëqyrjen Publike Daneze
    ndaj audituesve dhe firmave të auditimit, që
    përfshin mbikëqyrjen e sa më poshtë vijon
  • 1) Ekzaminimin si dhe arsimimin e vazhdueshëm,
  • 2) Vlerësimet e garantimit të cilësisë,
  • 3) Hetimet,
  • 4) Sanksionet disiplinore, dhe
  • 5) Bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit
    me autoritetet kompetente në vende të tjera.

4
Organizimi i Mbikëqyrjes Publike Daneze ndaj
Audituesve
  • Miratimi i audituesve/revokimi i miratimit
  • Regjistri publik i audituesve te miratuar
  • dhe i firmave te auditimit
  • Miratimi i standardeve dhe i rregulloreve
  • Shkëmbimi i informacionit

Hetimet
5
Financimi
  • Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare
    (DCCA) financohet nga buxheti qendror
    (Finansloven) dhe nga tarifat e vendosura ndaj të
    gjithë audituesve të miratuar.
  • Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes së Auditimit
    (DSAA), Bordi Disiplinor dhe Hetimet financohen
    vetëm nga tarifat e vendosura nga Autoriteti
    Danez Mbikëqyrës i Auditimit (DSAA) ndaj të
    gjithë audituesve të miratuar.

6
Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes se Auditimit
(DSAA) - funksionimi
  • Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes së Auditimit
    (DSAA) realizon vlerësimet e garantimit të
    cilësisë së të gjitha firmave të auditimit në
    Danimarkë.
  • Rreth 1,800 firma auditimi dhe 4,500 auditues
    ligjore I nënshtrohen vlerësimit të garantimit të
    cilësisë nga Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes së
    Auditimit (DSAA) dhe ata auditojnë rreth 140,000
    shoqëri tregtare
  • Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes së Auditimit
    (DSAA)ka funksionuar që në vitin 2004.

7
Baza Ligjore e Autoritetit Danez te Mbikëqyrje se
Auditimit (DSAA)
  • Ligji Danez për Audituesit e Miratuar dhe Firmat
    e Auditimit
  • Urdhri Ekzekutiv Danez për vlerësimin e
    garantimit të cilësisë dhe aktivitetet e
    Autoritetit Danez të Mbikëqyrjes së Auditimit
    (DSAA)
  • Versioni ne Anglisht i Urdhrit Ekzekutiv është i
    disponueshëm ne faqen e mëposhtme te Internetit
  • http//www.dcca.dk/graphics/_ny20eogs/English20
    version/Legislation/EN_Bkg20om20kvaliteteskontro
    l20og20revisortilsynets20virksomhed.pdf

8
Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes se Auditimit
(DSAA) - Anëtarët
  • Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes se Auditimit
    (DSAA) përbëhet nga një Kryetar dhe 8 anëtarë të
    tjerë 4 auditues të miratuar dhe 4 përfaqësues
    të përdoruesve të pasqyrave financiare.
  • Kryetari dhe përfaqësuesit e përdoruesve të
    pasqyrave financiare nuk duhet të jenë auditues
    të miratuar, nuk duhet të jenë të punësuar apo
    nuk duhet të drejtojnë një firmë auditimi bashkë
    me audituesit e miratuar.
  • Kryetari dhe anëtarët e Autoritetit Danez të
    Mbikëqyrës së Auditimit (DSAA) emërohen nga
    Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare
    (DCCA) për një periudhë deri në 4 vjet.
  • Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare
    (DCCA vepron si sekretariat për Autoritetin Danez
    të Mbikëqyrjes së Auditimit (DSAA) .

9
Shpeshtësia e vlerësimeve
  • Firmat e auditimit që auditojnë entet e interesit
    publik inspektohen, të paktën, njëherë në 3 vjet.
  • Në Danimarkë janë 43 firma audituese të enteve të
    interesit publik.
  • Firmat e tjera të auditimit inspektohen, të
    paktën, njëherë në 6 vjet.
  • Autoriteti Danez i Mbikqyrjes së Auditimit (DSAA)
    mund të vendosë që një firmë auditimi do të
    zgjidhet për një shqyrtim të jashtëzakonshëm ose
    më të shpeshtë.

10
Bordi Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA)
  • Bordi Disiplinor Danez për Audituesit
    (DDBA)administron sistemet disiplinore ndaj
    audituesve.
  • Bordi Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA)
    përbëhet nga një Kryetar, i cili duhet të jetë
    gjykatës, dhe minimalisht nga 12 anëtarë të
    tjerë 6 auditues të miratuar dhe 6 përfaqësues
    të përdoruesve të pasqyrave financiare.
  • Përfaqësuesit e përdoruesve të pasqyrave
    financiare nuk duhet të jenë auditues të
    miratuar, nuk duhet të jenë të punësuar apo nuk
    duhet të drejtojnë një firmë auditimi bashkë me
    audituesit e miratuar.
  • Kryetari dhe anëtarët e Bordit Disiplinor Danez
    për Audituesit (DDBA) emërohen nga Agjencia
    Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA),
    e cila mund të emërojë gjithashtu një ose më
    shumë gjykatës si Zëvendëskryetar. Të paktën, një
    anëtar i kryesisë duhet të jetë Gjykatës i
    Gjykatës së Lartë.
  • Kryesia dhe të gjithë anëtarët emërohen për një
    periudhë deri në 4 vjet.

11
Bordi Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA) -
Objekti
  • Ankesat që një auditues nuk ka vepruar në
    përputhje me detyrat e zyrës së auditimit mund të
    paraqiten pranë Bordit Disiplinor Danez për
    Audituesit (DDBA).
  • E njëjta gjë zbatohet për ankesat ndaj
    reputacionit të audituesve dhe firmave të
    auditimit.
  • Ankesat ndaj tarifave të audituesve dhe rasteve
    që kanë të bëjnë me besnikërinë dhe ndershmërinë
    profesionale nuk mund të paraqiten pranë Bordit
    Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA).

12
Hetimet
  • Nëse Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive
    Tregtare (DCCA) gjen se ekziston një rrezik që
    një auditues apo një firmë auditimi ka shkelur
    ose do të shkelë dispozitat në zbatim të Ligjit
    të Auditimit, atëherë Agjencia Daneze e Tregtisë
    dhe Shoqërive Tregtare (DCCA) mund të nisë dhe të
    kryejë hetime që synojnë të zbulojnë, të
    korrigjojnë dhe të parandalojnë një shkelje të
    tillë.
  • Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare
    (DCCA) mund të nisë gjithashtu një hetim nëse ajo
    merr një kërkesë për këtë nga një autoritet i
    huaj kompetent.
  • Hetimet kryhen nga punonjësit e Agjencisë Daneze
    të Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA), por
    mund të nevojitet edhe ndihmë e jashtme.
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com