Biznesi dhe mjedisi i jasht - PowerPoint PPT Presentation

About This Presentation
Title:

Biznesi dhe mjedisi i jasht

Description:

Financimi i NVM-ve mbetet shtje prioritare p rkundrejt indikacioneve p r rritje n sektorin financiar gjat vitit t kaluar. – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:72
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 42
Provided by: xp96
Category:
Tags: biznesi | dhe | jasht | mjedisi

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: Biznesi dhe mjedisi i jasht


1
Biznesi dhe mjedisi i jashtëm i tij
  • Prof. dr. Besim Beqaj

2
Objektivat e ligjeratës
  • Rendësia e mjedisit të jashtëm të biznesit
  • Megamjedisi dhe elementet e tij
  • Mikromjedisi dhe elementet e tij
  • Evoluimi i rolit të biznesit në shoqëri
  • Përgjegjësitë sociale të biznesit

3
Ndikimi i makromjedisit mbi biznesin
Faktorët ekonomik
Faktorët politiko-ligjor
Organizatat e biznesit
Faktorët teknologjik
Faktorët socio-kulturor
Faktorët ndërkombëtar
4
Ndikimi i mikromjedisit mbi biznesin
Klientet
Partnerët
Fuqia punëtore
Organizata e biznesit
Furnitorët
Sindikatat
Rregullatorët
Konkurrentët
5
Mjedisi Teknologjik
Të diplomuarit më të suksesshëm të
universiteteve në të ardhmen do të jenë ata që do
të mund të gjinden në autostradën e
informacionit. INTERNET-i është një
rrjet i pajisjeve kompjuterike dhe të
telekomunikacionit i cili i lidh njerëzit
gjithandej botës në një sistem unik komunikimi.
Informatat mbi gati secilën temë që mund ta
imagjinoni tani mund të gjinden në internet.
Pa marrë parasysh profesionin të cilin e
zgjidhni, gjasat janë se ju do të bëheni më
produktiv nëse përdorni teknologjitë më të reja,
përfshirë këtu kompjuterët, modemet, fakset, etj.

5
6
Mjedisi Konkurrues
Konkurrenca në mes të bizneseve kurrë nuk ka
qenë më e madhe se sot. Disa kompani e kanë
gjetur përparësinë e tyre konkurruese duke u
fokusuar në prodhimin e produkteve të cilësisë së
lartë. Synimi i shumë kompanive është që të kenë
zero defekte asnjë gabim në produktet e tyre.
Disa kompani si MOTOROLA në SHBA dhe TOYOTA në
Japoni i janë afruar përmbushjes së këtij
standardi. Megjithatë, për ruajtjen
e përparësisë konkurruese nuk mjafton vetëm
prodhimi i një produkti cilësor. Sot kompanitë
duhet të ofrojnë produkte CILESORE dhe SHERBIME
të jashtëzakonshme për ÇMIME konkurruese.
Për këtë arsye sot kompania General Motors (GM)
po zhvillon fabrika për prodhimin e veturave në
Argjentinë, Poloni, Kinë, Tajlandë. Kombinimi i
cilësisë dhe krahut të lirë të punës me koston e
minimizuar të distribucionit ka rezultuar me
tregje më të mëdha dhe rritje afatgjate të GM-së.

7
Mjedisi i Biznesit në Kosovë
8
Perspektiva Makroekonomike
9
Obeservimet Ekonomike
  • Të dhënat statistikore jo të plota
  • Investimet
  • Prodhimi
  • Popullsia
  • Niveli i papunësisë

10
Profili Socio-ekonomik dhe politik
E ndodhur në qendrën e Ballkanit Perëndimor, me
një hapësire prej rreth 10.908 km2, Kosova e ka
një popullsi prej 2 milion banorëve. Rreth 90 të
banorëve janë shqiptarë, ndërsa 10 pakica, duke
përfshirë këtu serbë, boshnjak, romë, goran dhe
turq. Densiteti dhe nataliteti i popullsisë
janë më të lartit në Evropë. Shumica e banorëve
të Kosovës janë të rinj, ndërsa 64 prej tyre
janë nën moshën 30 vjeç, kurse vetëm 5 mbi 65
vjeç. Studimet demografike tregojnë se në dekadën
e ardhshme popullsia e Kosovës pritet të rritet
me përqindje mesatare prej 1.6 1.8 . Kosova
ka përjetuar imigrime të konsiderueshme ndërsa ¼
e popullsisë së saj nuk jeton në Kosovë (por ka
emigruar kryesisht në Evropën Perëndimore).
11
Profili socio-ekonomik dhe politik
Në bazë të standardeve të saja ekonomike
Kosova konsiderohet të jetë shtet në zhvillim, me
një BPV për kokë banori prej 1200 euro dhe një
indeks të zhvillimit njerëzor prej 0.735
(Riinvest 2005). Indeksi i Zhvillimit
Njerëzor (IZN) është një matje e niveleve të
varfërisë, analfabetizmit, edukimit, kohëzgjatjes
së jetës, lindjes së fëmijëve dhe faktorëve të
tjerë, dhe faktorëve të tjerë për shtetet anë e
mbanë botës. Ky indeks përdoret për të përcaktuar
nëse një shtet i përket botës së parë, të dytë
apo të tretë. Dhjetë shtetet më të zhvilluara e
kanë IZN-në në mes të 0.963 dhe 0.878, kurse
dhjeshtë shtetët e fundit në listë në mes të
0.281 dhe 0.379. Megjithatë, duke qenë se
është shtet që ka dal nga lufta dhe që po kalon
nëpër procesin e transicionit, Kosova përballet
me shumë pengesa në zhvillim dhe karakterizohet
me disa kontraste në profilin e saj
makroekonomik. Për shembull, BPK-ja e tejkalon
BPV-në me rreth 21, eksportet i mbulojnë
importet me vetëm 8, papunësia është shumë e
lartë në 39-49, ndërsa buxheti i konsoliduar i
Kosovës financohet kryesisht nga taksat e
doganës.
12
(No Transcript)
13
Mjedisi institucional dhe ligjor
Parlamenti i Kosovës i ka aprovuar këto
ligje, të miratuara edhe nga Përfaqësuesi Special
i Sekretarit Gjeneral të OKB-së, që ndërlidhen me
zhvillimin e ekonomisë Kosovare. 1. Ligji për
hipotekat 2. Ligji për krijimin e regjistrimin e
pronës 3. Ligji për tregtinë me botën e jashtme
4. Ligji për mbrojtjen e ambientit 5. Ligji për
inspektoratin e punës 6. Ligji për menaxhimin e
financave publike 7. Ligji për farërat 8. Ligji
për taksen mbi pasuritë e patundshme (si
dispozitë e UNMIK 2003/29) 9. Ligji për
kooperativat bujqësore 10. Ligji për
planifikimin hapësinor 11. Ligji për siguri në
punë, mbrojtje të shëndetit e ambientit të
punës 12. Ligji për pesticidet 13. Ligji për
ndryshimin dhe shtimin e ligjit 2003/2 mbi
menaxhimin e financave 14. Ligji për
inspektoratin sanitar 15. Ligji për kadastrat
14
Mjedisi institucional dhe ligjor
16. Ligji për transportimin e produkteve të
rrezikshme 17. Ligji për njësitë matëse 18.
Ligji për materialin fidanor 19. Ligji për
ndërtimin 20. Ligji për aktivitetet hoteliere
dhe turistike 21. Ligji për mbrojtjen e
konsumatorit 22. Ligji për tregtinë e
brendshme 23. Ligji për taksën personale në të
ardhura ( si shtesë e UNMIK 2004/52) 24. Ligji
për taksën mbi profit (si dispozitë e UNMIK
2004/51) 25. Ligji për trashëgiminë 26. Ligji
për punët në metalet e çmuara 27. Ligji për
mbrojtjen e ajrit nga ndotja 28. Ligji për
blegtorinë 29. Ligji për lotaritë 30. Ligji për
konkurrencën 31. Ligji për administratën
tatimore dhe procedurat 32. Ligji për
patentat 33. Ligji për korrupsionin
15
(No Transcript)
16
Llojet e ndërmarrjeve në Kosovë
  • Madhësia
  • Aktiviteti
  • Formati ligjor

17
  • Madhësia
  • Shqyrtimi i ndërmarrjeve është bërë në bazë të
    numrit të punëtorëve dhe llojeve të ndërmarrjeve
    si në vijim
  • Mikro-ndërmarrjet, ndërmarrjet me 1 deri në 9
    punëtorë
  • Ndërmarrjet e vogla, ndërmarrjet me 10 deri 49
    punëtorë
  • Ndërmarrjet e mesme, ndërmarrjet me 50 deri 249
    punëtorë
  • Ndërmarrjet e mëdha, ndërmarrjet me mbi 250
    punëtorë

18
  • Aktiviteti
  • Ndërmarrjet e vogla janë shqyrtuar gjithashtu
    edhe në bazë të aktivitetit të tyre ekonomik të
    ndarë në 17 sektorë
  • Agrokultura, gjuetia dhe pylltaria
  • Peshkimi
  • Industria e minierave (qymyr, linjit dhe minerale
    të tjera)
  • Prodhimtari
  • Furnizim me energji elektrike, gas dhe ujë të
    ngrohtë
  • Ndërtimtari
  • Shitje me shumicë dhe pakicë, riparim i veturave
    dhe motoçikletave dhe artikujve të tjerë për
    përdorim personal dhe shtëpiak
  • Hotele dhe restorante
  • Transport, magazina dhe trafik
  • Ndërmjetësimet financiare
  • Shërbimet e patundshmërisë, qiradhënies dhe
    shërbimeve të aktivitetit të biznesit
  • Administrimi publik dhe i mbrojtjes, sigurimi i
    obliguar social
  • Edukimi
  • Mbrojtja shëndetësore dhe shoqërore
  • Aktivitetet e tjera shoqërore për shërbime
    personale (pastrim, heqje e ujërave

19
  • Formati ligjor
  • Shqyrtimi përfshin formatin ligjor të
    organizatave të biznesit të cilat janë të
    ngjashme me ato të shteteve evropiane
  • Ndërmarrje e pavarur tregtare
  • Partnership i përgjithshëm
  • Partnership i kufizuar
  • Kompani me përgjegjësi të kufizuara
  • Shoqëri aksionare
  • Kompani e huaj
  • Ndërmarrje në pronësi shoqërore
  • Ndërmarrje publike
  • Kooperativë bujqësore.

20
(No Transcript)
21
Numri më i madh (98) i ndërmarrjeve private në
Kosovë përbëhet nga ndërmarrjet që punësojnë 1
deri në 9 punëtor. Ato me 10-49 punëtorë
përfaqësojnë 1.7 të ndërmarrjeve kurse ato me
50-249 punëtorë përbëjnë vetëm 0.2 të
ndërmarrjeve. Kjo demonstron se mikro-ndërmarrjet
(ato që punësojnë prej 1 deri 9 punëtorë) janë
punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë, por edhe në
tërë rajonin.

22
Rritja e NVM-ve
Ndonëse është e vështirë të ndërtohen
indikatorë të plotë për performansën e tyre, për
shkak të mungesës së raportimit (ekonomia
informale), në përdorim vihen shifra të përafërta
për të dëshmuar rritjen e NVM-ve Për ta
ilustruar rritjen e këtyre ndërmarrjeve do ta
përdorim rritjen e numrit të punëtorëve të
tyre. Krahasimi 2007 -2008 31
Rritje 60 Njësoj 9 Rënie
23
Ndërmarrjet janë të klasifikuara për nga
aktiviteti si prodhuese, tregtare dhe shërbyese.
Të dhënat nga një hulumtim i NVM-ve në vitin 2007
rrëfenin se 49.5 prej tyre janë ndërmarrje
tregtare, 32.2 ndërmarrje prodhuese, ndërsa
18.3 ndërmarrje shërbyese. Në vitin 2007
sektori i tregtisë dominoi njësoj sikur në vitin
2006 dhe vitet e mëparshme, madje duke treguar
një tendencë drejt rritjes së mëtutjeshme për
shkak të rënies në numrin e ndërmarrjeve
prodhuese. Shtrirja gjeografike sipas rajonit
është gati e njëjtë me atë në nivel shteti, me
përjashtim të rajonit të Prizrenit ku dominojnë
ndërmarrjet prodhuese sikur në vitin 2006 me
46.4, ato tregtare me 34.5, ndërsa ato
shërbyese me 19.0.
24
(No Transcript)
25
(No Transcript)
26
Perspektiva e Biznesit

27
1. Pengesat ndaj biznesit
Tabela vijuese tregon listën e plotë të
pengesave me të cilat ballafaqohet biznesi, të
radhitura nga vetëm ndërmarrësit në vitin 2005.
Të dhënat tregojnë se ndërmarrësit kanë perceptim
negativ për mjedisin e biznesit. Barrierat
kryesore që e pengojnë biznesin në Kosovë janë
kombinimi i konkurrencës së padrejtë bashkë me
korrupsionin dhe ekonominë informale. Në anën
tjetër ekziston një pakënaqësi e madhe e
ndërmarrësve me shërbimet publike (furnizimi me
energji dhe ujë). (Riinvest NVM-të
2006). Intensiteti absolut do të jetë 100 në
rastet kur respondentët e konsiderojnë një
pengesë specifike si diçka me rëndësi maksimale,
pra kur respondentët e vlerësojnë një pengesë
specifike me shkallë të lartë, dhe anasjelltas.

28
Pengesa Intensiteti (Të gjitha ndërmarrjet)
1. Konkurrenca e padrejtë 78
2. Korrupsioni 76
3. Ekonomia informale/e zezë 73
4. Shërbimet Publike (Energjia dhe Uji) 70
5. Taksat e larta 69
6. Rrugët dhe Telekomunikacioni 64
7. Evazioni Fiskal 62
8. Konkurrenca e Fortë 60
9. Pengesat administrative 58
10. Mungesa e Ligjeve 58
11. Vonesa e pagesave (mbledhja e borxheve) 54
12. Qasjet në financime (mungesa e burimeve ndërkombëtare) 44
13. Mungesa e Kërkesës 44
14. Mungesa e informatave për Bizneset 39
15. Kapacitetet e Kufizuara 28
16. Sigurimi i materialeve, makinave dhe pajisjeve 27
17. Niveli i aftësive të punëtorëve 13
18. Aftësitë menaxhuese 8
29
Zhvillimi i pengesave
Tabela vijuese e tregon zhvillimin e barrierave
për vitet 2000-2005 Aty ne mund të shohim
se problemet me ligjin dhe implementimin e tij
kanë rënë në masë të madhe që nga viti 2000,
ndonëse ato vazhdojnë të konsiderohen si një nga
barrierat kryesore në listën e përgjithshme të
barrierave. Ajo është një ndër pengesat kryesore
që kanë pësuar rënie të madhe në intensitet dhe
në pozitën e saj, duke lëvizur nga vendi i dytë
në vitin 2002 në vendin e gjashtë në vitin 2006.
Në anën tjetër qasja në financa ka
treguar rritje të vazhdueshme në listë, përderisa
taksat e larta dhe konkurrenca e fortë kanë
mbetur stabile duke mbetur në maje të listës.

30
Pengesat 2000 2001 2002 2003 2004 2005
Ligjet (Implementimi i tyre) 85 76 67 52 55 58
Konkurrenca e padrejtë 75 75 75 72 79 78
Qasja në financa 61 76 54 52 51 44
Taksat e larta 51 57 59 68 64 69
Konkurrenca e fortë 49 58 63 65 66 60
Korrupsioni   41 42 49 68 76
Vonesat në pagesa       56 54 54
31
Pengesat sipas sektoreve
Ekonomia informale përbën pengesë më të
madhe për sektorin e prodhimeve në krahasim me
atë të tregtisë, dhe edhe më të madhe në krahasim
me shërbimet. Sektori i shërbimeve i konsideron
si pengesa kryesore taksat e larta dhe shërbimet
publike në telekomunikacion. Në anën tjetër
vonesat në pagesa përbëjnë problem serioz për
ndërmarrjet tregtare në krahasim me të dy
sektorët e tjerë. Është e qartë
se sa u përket pengesave të ndërlidhura me
mjedisin e brendshëm nuk ka kurrëfarë dallimi në
mes të sektorëve. Si përfundim, është me
rëndësi të përmendet se analiza sektoriale tregon
se mjedisi i jashtëm përbën pengesën kryesore dhe
u shkakton më shumë presion NVM-ve në krahasim me
mjedisin e brendshëm.
32
Barrierat Prodhim Sherbime Tregti
Konkurrenca jolojale 81 73 80
Korrupsioni 78 71 80
Ekonomia Informale/ e zezë 76 64 78
Taksat e larta 70 67 71
Shërbimet publike (rryma dhe uji) 69 66 75
Konkurrenca e ashpër/fortë 65 58 52
Rrugët dhe Telekomunikimet 64 64 65
Evazioni fiskal 61 58 69
Ngarkesat administrative 59 58 56
Ligjshmëria ( ligjet dhe zbatimi i tyre) 57 61 56
Vonimi i pagesave ( Inkasimi i borxheve) 57 44 60
Mungesa e kërkesës 46 41 45
Qasja në kredi ( mungesa e burimeve eksterne te financimit) 44 42 48
Mungesa e informacioneve për biznes 40 38 38
Kapacitetet e pamjaftueshme 28 28 31
Sigurimi i materialit, makinave dhe pajisjeve 26 25 26
Niveli i aftësive të të punësuarve 12 14 14
Aftësitë tuaja menaxheriale 8 9 8
33
3. Importi dhe Eskporti
Eksporti dhe importi janë aktivitete shumë të
rëndësishme ndërmarrëse. Përderisa e para tregon
aftësinë e ndërmarrjeve kosovare për të
konkurruar në tregjet ndërkombëtare, e dyta
siguron stabilitet buxhetor dhe e rrit ofertën
për konsumatorët kosovarë. Prezenca e
ndërmarrjeve kosovare në tregjet ndërkombëtare
mbetet simbolike. Në krahasim me vitet e kaluara,
penetrimi i NVM-ve në këto tregje mbetet
konstant. Që nga viti 2002, pjesëmarrja e NVM-ve
në aktivitete eksportuese kurrë nuk ka qenë më e
madhe se 6.5 (viti 2003), ndërsa të dhënat nga ky
vit tregojnë pak a shumë të njëjtin përpjesëtim.
Në anën tjetër, të dhënat gjithashtu tregojnë se
pjesëmarrja e NVM-ve në aktivitete importuese
është mjaft më e madhe krahasuar me ato të
aktiviteteve eksportuese. Ndonëse numri ka rënë
në krahasim me vitet e para pas luftës, importi
mbetet akvititeti kryesor i ndërmarrjeve
kosovare. Rreth 35 të ndërmarrjeve kosovare kanë
importuar në vitin 2005.
34
(No Transcript)
35
(No Transcript)
36
(No Transcript)
37
4. Korrupsioni
Ekziston një perceptim negativ në mesin e
ndërmarrësve për nivelin e korrupsionit. Edhe të
dhënat e fundit flasin për një rritje te
perceptimeve negative. Përderisa në vitin
2004 rreth 72 të ndërmarrësve menduan se
korrupsioni është shumë i përhapur, në vitin 2005
ky numër është rritur në 79. Në përgjithësi
ndërmarrësit kosovarë besojnë se korrupsioni
është i përhapur në Kosovë. Ata gjithashtu
besojnë se ky fenomen nuk është luftuar sa duhet.
38
(No Transcript)
39
  2005 2004 2003
1. Rritja e kostove për shkak të kërkesave për ryshfet 21.8 20.7 20.9
2. Pengesat në aktivitetet e biznesit për shkak të shtyrjeve burokratike artificiale 17.9 17.5 15.7
3. Pengesat në aktivitetet e biznesit për shkak të cilësisë së dobët të shërbimeve publike 18.4 17.7 15.9
4. E mirëmban konkurrencën e padrejtë 22.8 23.2 25
5. Krijon një mjedis të papërshtatshëm për investime 19.1 20.8 22.4
 Totali 100 100 100
40
5. Financimi i NVM-ve
Një aspekt tjetër kufizues për rritjen e mëtejme
të NVM-ve është edhe mungesa e mundësisë për të
thithur investime të jashtme. Financimi i NVM-ve
mbetet çështje prioritare përkundrejt
indikacioneve për rritje në sektorin financiar
gjatë vitit të kaluar. Në bazë të
hulumtimeve të bëra nga MTI-ja, NVM-të e pyetura
konsiderojnë se problemet me investimet e jashtme
përbëjnë njërën ndër brengat më serioze për
biznesin e tyre. Në përgjithësi, investimet e
jashtme nuk konsiderohen si të mjaftueshme për
nevojat e NVM-ve. Sektori financiar
komercial ka përjetuar zhvillime të rëndësishme.
Numri i degëve të bankave është rritur nga 47 në
Mars të vitit 2002 në 112 në Dhjetor të vitit
2002, ndërsa në 7 banka, 40 degë dhe 100 zyra në
vitin 2003. Në fund të vitit 2004 ishin shtatë
banka, 42 degë dhe 158 zyra të degëve, një rritje
prej dy degëve dhe 58 zyrave të degëve që nga
viti 2003. Megjithatë, sistemi financiar në
Kosovë mbetet i pazhvilluar sa duhet.
41
(No Transcript)
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com