Bazat e Elektroteknik - PowerPoint PPT Presentation

1 / 19
About This Presentation
Title:

Bazat e Elektroteknik

Description:

Title: PowerPoint Presentation Author: admin2 Last modified by: cst-mentor Created Date: 1/10/2002 11:53:35 PM Document presentation format: On-screen Show – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:64
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 20
Provided by: admi2611
Category:

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: Bazat e Elektroteknik


1
  • Bazat e Elektroteknikës
  • Ligjërata 4
  • Rryma Elektrike
  • Akademik Alajdin Abazie-mail a.abazi_at_seeu.edu.mk
    , Tel (044)356-110

2
Fusha Elektrike në Përçues
Shpejtësia e çvendosjes vp është në përpjestim
të drejtë me intensitetin e fushës el. në përçues
E p lëvizshmëria e bartësve të
ngarkesës
Në përçues nuk ka fushë E0
Në përçueska fushë Egt0
Çdo elektron përfiton komponentë të shpejtësisë
në drejtim të forcës elektrike të fushës
Lëvizja e lirë e elektroneveShuma algjebrike e
shpejtësive 0
3
Lëvizja e Orientuar e Elektroneve
  • Gjatë çvendosjes së elektroneve të lira në
    përçues (nën ndikimin e fushës elektrike), ata
    ndeshen me atomet e ndërlidhura në rrjetën
    kristalore të përçuesit, në çrast humbin një
    pjesë të shpejtësisë dhe energjisë vehtiake.
  • Shpejtësia e çvendosjes së elektroneve në
    drejtim të fushës së jashtme elektrike nuk është
    konstante, ajo rritet (nën ndikim të forcës së
    përhershme të fushës) dhe zvoglohet (gjatë
    ndeshjeve me atomet e përçuesit), kurse vlera
    mesatare e saj shprehet përmes shpejtësisë së
    çvendosjes vp.
  • Pra, fusha e jashtme ndikon që shpejtësia
    çvendosjes së elektroneve në përçues të jetë
    vpgt0, që rezulton në lëvizje të orientuar të
    elektroneve.

4
Rryma Elektrike
  • Rrymë elektrike lëvizja e orientuar e
    elektroneve.
  • Intensiteti i rrymës (i) sasia e ngarkesave që
    kalojnë në prerjen tërthore të përçuesit në njësi
    të kohës.
  • Në rastin e përgjithshëm ose
  • kurse për ikonst. i A
    (Amper)
  • Dendësia e rrymës (J) intensiteti i rrymës në
    njësi të prerjes tërthore të përçuesit.
  • Në rastin e përgjithshëm ose
  • kurse për Jkonst. J A/m2

5
Rryma dhe Intensiteti i Fushës Elektrike
  • Dendësia e rrymës është vektor qëtregon kahjen
    e rrymës në përçues
  • - dendësia
    hapsirore e ng. të lira
  • -
    shpejtësia e lëviz. së ng. të lira
  • Ndërlidhja mes rrymës dhe intensitetit të fushës
    elektrike
  • Nëse në ,
    zëvendësojmë dhe
  • ose
  • ? përçueshmëria , ?A/VmS/m
    (simens në metër)
  • Përçueshmëria, në fakt paraqet aftësinë e
    materialeve për përçueshmëri të rrymës. Zakonisht
    varet nga numri i ngarkesave të lira (gazra,
    lëngje, t. ng.)

6
Përçueshmëria Elektrike dhe Rezistenca
  • Vlera reciproke e përçueshmërisë 1/?? quhet
    rezistencë, ose rezistencë specifike e
    materialeve.
  • ( ? paraqet faktor të ngadalësimit të
    rrjedhës së rrymës elektrike)
  • Njësia ? Vm/A Om (Om metër)
  • Shembuj të rezistencës dhe përçueshmërisë së disa
    materialeve

Materiali ? (Om) Materiali ? (S/m)
Porcelani 1013 Argjendi 62106
Druri 1010 Bakri 59106
Toka 100 Ari 44106
Uji i destiluar 105 Alumini 37106
Uji i detit 6 Hekuri 10106
Germaniumi 600 Siliciumi 4.410-3
7
Ndërlidhja mes Tensionit dhe Rrymës
  • Poqëse mes skajeve A dhe B të përçuesit
    sigurohetdallim i qëndrueshëm i potencialit
    (tension U)atëherë edhe fusha el. do të jetë e
    përherëshmedhe nëpër përçues do të rrjedhë rrymë
    medendësi konstante
  • Në fushën homogjene të përçuesit, intensiteti i
    fushës elektrike E është i ndërlidhur me
    tensionin në skajet e përçuesit përmes gjatësisë
    së përçuesit l, ashtuqë EU/l, që rezulton në
  • Intensiteti i rrymës në përçues është në
    përpjestim të drejtë me tensionin.
  • Gpërçueshmëria elektrike varet nga materiali dhe
    dimenzionet e përç.

  • G A/V S (Simens)
  • Vlera reciproke e G përcakton rezistencën
    elektrike të përçuesit R dhe shprehet si raport i
    tensionit dhe rrymës
  • RV/AO (om)

8
Ligji i Omit
  • Ligji i Omit - raporti mes tensionit dhe rrymës
    i përshkruar në tri rastet vijuese
  • Raporti mes tensionit dhe rrymës në përçues
    ështëmadhësi konstante dhe e barabartë me
    rezistencëne përçuesit R
  • Nëse në përçues vendoset tensioni U, nëpër të do
    tërrjedhë rrymë me intensitet I, që është në
    përpjestimtë drejtë me tensionin përkatës
  • Nëse në përçues rrjedh rrymë me intensitet I,
    atëherëtensioni në përçues U do të jetë në
    përpjestim të drejtëme rrymën përkatëse
  • Rezistorët për të cilët (në kufijtë e përdorimit
    të tyre) vlen Ligji i Omit (d.t.th. të pavarur
    nga rryma) i quajmë Rezistorë Omik.
  • Zakonisht rezistencat në qarqet elektrike i
    konsiderojmë si rezistenca omike (kuptohet, po të
    mos jenë definuar ndryshe).

9
Energjia Elektrike dhe Fuqia
  • Gjatë mëkëmbjes së rrymës në përçues, elektronet
    përshpejtohen dhe njëkohësisht ndeshen me atomet
    e rrjetës kristalore, në çrast zvoglohet
    shpejtësia e tyre dhe poashtu edhe energjia
    kinetike.
  • Energjia kinetike shndërrohet në nxehtësi dhe
    përçuesi nxehet!
  • Për rrymë konstante I, sasia e ngarkesave që në
    intervalin kalon nëpër përçues është
  • Nën ndikim të dallimit të potencialit (tensionit)
    UfA- fB në skaje të përçuesit, ngarkesa në atë
    rast humbën energjinë


10
Energjia Elektrike dhe Fuqia- Ligji i Xhulit
  • Fuqia definohet si shpejtësi e ndërimit të
    energjisë në varshmëri të kohës. Andaj, fuqia me
    rastin e shndërimit të energjisë së ngarkesës në
    nxehtësi gjatë rrjedhës së rrymës në përçues, do
    të jetë
  • Prodhimi mes tensionit dhe rrymës quhet fuqi
    elektrike dhe shënohet me P. Njësia

  • P VA W (vat)
  • Sipas ligjit të Xhulit,gjatë rrjedhjes së rrymës
    përçuesi nxehet, kurse sasia e asaj nxehtësie
    (nxehtësia e Xhulit) W përcaktohet përmes fuqisë
    P dhe kohës t

11
Rezistori dhe Rezistenca
  • Elementet fizike që posedojnë veti të rezistencës
    elektrike quhen rezistorë elektrik. Në qarqe
    elektrike zakonisht takohen me simbolin vijues
  • Karakteristikat e rezistorëve
  • Rezistenca (për të cilën është dedikuar)
  • Toleranca (ndaj vlerës së dedikuar)
  • Fuqia maksimale (ngarkesa)
  • Rezistenca është karakteristikë e elementit fizik
    (rezistorit) me të cilën paraqitet në qarqe
    elektrike.
  • Elementi i tillë i idealizuar (që ka vetëm një
    veti) dhe shpesh takohet vetëm me terminin
    rezistencë dhe në q.e. përfaqsohet me simbolin e
    njejtë me ate të rezistorit!

12
Rezistori dhe Rezistenca
  • Pamja e rezistorëve
  • Tipe dhe dimenzione të ndryshme
  • Po të mos jetë e përcaktuar ndryshe, rezistorët
    në qarqe elektrike zakonisht trajtohen si
    rezistenca omike.

13
Rezistenca Lineare dhe Jolineare
  • Rezistenca lineare quhen rezistencat omike,
    karakteristikat voltamper (UI) të të cilave
    paraqesin drejtëz që kalon nëpër origjinë.
  • Raporti tension-rrymë (rezistenca statike)
    ështëi njejtë në çdo pikë (pikë pune) të
    karakt. UI.
  • Simboli i rezistencave lineare
  • Rezistorët te të cilët raporti tension-rrymë
    (rezistenca statike) nuk është i njejtë në çdo
    pikë të karakte-ristikës (UI) quhen rezistorë
    jolinearëose elememte jolineare (p.sh. dioda)
  • Simboli i rezistencave jolineare
  • RstU/Itga rddU/dItgß

14
Varshmëria e Rezistencës nga Temperatura
  • Me rritjen e temperatrurës,te metalet
    rritet edhe rezistenca e tyre dhe ate
    nëvarëshmëri jolineare.
  • Për ndërime të vogla të temp.ndërimet e
    rezistencës mund të konsiderohen si lineare
    dhemund të shprehen në varësi tëtemp.
    referente (zakonisht 20C)
  • a koeficienti termik i temperaturës
    a1/K1/C
  • R20- Rezistenca në temperaturë 20C
  • , ndryshimi i
    temperaturës

15
Varshmëria e Rezistencës nga Temperatura
  • Koeficienti a varet nga temperatura referente
    (aa20)
  • Për shumicën e metaleve të pastra
  • (P. sh. Cu 0,00394 K-1)
  • Karboni a-0,0008 K-1 (!)
  • a gt 0 Koeficienti termik pozitiv i temp.
  • a lt 0 Koeficienti termik negativ i temp.
  • Disa materiale gjysëmpërçuese kanë ndjeshmëri
    mjaftë të shprehur në ndërime të temperaturës
    (termistorë)
  • Superpërçueshmëria Në temperaturë afër zeros
    absolute, rezistenca e disa materialeve në mënyrë
    drastike tenton kah zeroja (Gjendja e
    superpërçueshmërisë R0)
  • Shembuj të temp. kritike Hg4.2 K Pb7.2
    K MgB239 K etj.

16
Burimi i Energjisë Elektrike
  • Që të rrjedhë rrymë elektrike në përçues është e
    nevojshme që në skajet e tij të sigurohet fushë
    elektrostatike, d.t.th. ndryshim potenciali,
    gjegjësisht tension elektrik.
  • Burime të energjisë elektrike quhen paisjet që
    kanë vetinë e sigurimit dhe ruajtjes së tensionit
    elektrik mes dy poleve të ndryshme.
  • Në burimet elektrike, forcat joelektrike i
    ndajnëngarkesat elektrike (krijojnë tension)
    mes pikavekyçëse (poleve) të burimit.
    Kështu ndikojnë përkundrejt forcave të
    fushës elektrike, duke rritur energjinë e
    ngarkesave në llogari të ndonjëlloji tjetër
    të energjisë (mekanike, kimike, etj.)
  • Në skemat e qarqeve elektrike, burimet paraqiten
    si vijon
  • , ku
    përveç tensionit U, me rëndësi është edhe
    polariteti

17
Kuptimi i Qarkut Elektrik
  • Nëqoftëse në polet e burimit elektrik kyçim një
    përçues, atëherë në skajet e tij paraqitet
    ndryshim potenciali që siguron fushën elektrike
    në përçues, e me këte edhe rrjedhjen e rrymës
    elektrike në përçues (çvendosjen e orientuar të
    elektroneve).
  • Përçuesi në fakt paraqet rrugën e elektroneve, të
    cilat çvendosen nga poli negativ (ku janë në
    shumicë), në drejtim të polit pozitiv, ku takohen
    me bërthamat e pozitive të atomeve. Atje, nën
    ndikim të forcave joelektrike sërish elektronet
    ndahen nga bërthamat pozitive dhe çvendosen në
    polin negativ, për të vazhduar qarkullimin në
    pjesën e jashtme sërish deri te poli pozitiv dhe
    kështu elektronet vazhdimisht qarkullojnë në
    rrethin që e quajmë qark elektrik.
  • Në qark elektrik patjetër të egziston një burim.
  • Në burim, zakonisht përveç përçuesit
    kyçetedhe ndonjë paisje që shfrytëzon rr.
    elektrikeqë e quajmë harxhues (p.sh. Poç
    elektrik)

18
Qarku Elektrik dhe Kahja e Rrymës
  • Qarku elektrik zakonisht ilustrohet përmesskemës
    elektrike, ku burimi dhe harxhuesi paraqiten
    përmes simboleve përkatëse,kurse përçuesit
    përmes vijave ndërlidhëse
  • Në qarkun elektrik, rrymën e përbën çvendosja e
    orientuar të elektroneve dhe kahja e çvendosjes
    së tyre në fakt e përcakton edhe kahjen fizike të
    rrjedhës së rrymës.
  • (Efekti është i njejtë sikurse ngark. pozitive
    të çvendosen në kahje të kundërt)
  • Në elektrolitë, njëkohësisht çvendosen edhe
    jonet negative (në njërën kahje) edhe ata
    pozitive (në kahjen tjetër), kështuqë kemi dy
    kahje fizike të rrjedhës së rrymës!
  • Në qarqet elektrike, zakonisht për nga aspekti
    teknik me marëveshje është e përcaktuar që kahja
    e rrymës të identifikohet me kahjen e çvendosjes
    së ngarkesave pozitive.

19
Pyetje!
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com