Projekt propozimi: Si t - PowerPoint PPT Presentation

About This Presentation
Title:

Projekt propozimi: Si t

Description:

... do t i zbatoni ato p r t arritur rezultate t caktuara. Ndon se me siguri se do t bazoheni n materiale nga disiplina t ndryshme, ... – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:855
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 14
Provided by: gselaciFi
Category:

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: Projekt propozimi: Si t


1
Projekt propozimi Si të shkruani një propozim
për projektin hulumtues
  • Gëzim Selaci, MA

2
Pyetja/Pyetjet e hulumtimit
  • Hulumtimi duhet të ketë, së paku, një pyetje
    qendrore të cilës synon ti jap përgjigje. Ato
    mund të jenë dy llojesh
  • Pyetjet Çka janë përshkrime.
  • Pyetjet Përse janë analiza, dhe janë më të
    përshtatshme për hulumtim, ngase kërkojnë të
    zbulojnë shpjegime, marrëdhënie, krahasime,
    parashikime, përgjithësime dhe teori.

3
Tipat themelore të hulumtimit
  • Hulumtim shpjegues. Problemi mund të vijë nga
    cilido aspekt i disiplinës ai mund të jetë një
    enigmë teorike ose të ketë bazë empirike. Puna e
    hulumtuesit duhet të ekzaminojë cilat teori dhe
    koncepte janë të përshtatshme, të zhvillojë teori
    dhe koncepte të reja, nëse ka nevojë, dhe të
    ekzaminojë nëse mund të përdoren metodat
    ekzistuese. Ai gjithashtu duhet të shtyjë kufijtë
    e dijes me shpresë se diçka e vlefshme do të
    zbulohet.
  • Hulumtim provues. Gjen kufijtë e përgjithësimeve
    të mëparshme. (Ky tip zbatohet sidomos në
    doktoratë. Kjo qasje ju mundëson të punoni brenda
    një kornize të vënë/themeluar paraprakisht dhe
    kështu të kryeni hulumtimin në kushte që ju japin
    një shkallë mbrojtje në saje të natyrës së
    themeluar të shumicës së ideve, argumenteve,
    instrumenteve matëse, etj.)
  • Hulumtim i zgjidhjes së problemit. Nis nga një
    problem i veçantë nga realiteti, dhe sjell tërë
    burimet intelektuale që mund të ndihmojnë në
    zgjidhjen e tij.

4
Tiparet e hulumtimit të mirë
  • Hulumtimi bazohet në një sistem të hapur të
    mendimit (hulumtuesi nuk është ai që i di
    përgjigjet e duhura, por ai që përpiqet të
    shtrojë pyetjet e duhura),
  • Hulumtuesit i ekzaminojnë të dhënat në mënyrë
    kritike,
  • Hulumtuesit përgjithësojnë dhe specifikojnë
    kufijtë e përgjithësimeve të tyre (Të gjitha
    përgjithësimet janë të rrezikshme, përfshirë dhe
    këtë!)

5
Pyetje të dobishme në lidhje me pyetjen e
hulumtimit
  • Ekzistojnë disa pyetje të dobishme që mund tia
    shtrosh vetvetes në lidhje me pyetjen e
    hulumtimit tuaj. Nëse pyetjet (ose përgjigjet) ju
    zemërojnë ose ju nervozojnë, atëherë ju duhet të
    rimendoni planin e hulumtimit. (Përgjigja ndaj
    secilës pyetje duhet të jetë po.)
  • A po provoni të zbuloni diçka të re dhe jo vetëm
    të provoni diçka?
  • A befasoheni me atë që zbuloni nga të dhënat
    tuaja?
  • A mendoni, bazuar në të dhënat tuaja, se idetë
    tuaja të mëparshme janë të gabuara?

6
Për çfarë mund të shkruaj? Konteksti/background
  • Pyetja e hulumtimit tim është ... (50 fjalë?)
  • Hulumtuesit që kanë këqyrë në këtë temë janë ...
    (50 fjalë)
  • Ata argumentojnë se ... (25 fjalë) Filani
    argumenton se ... (25 fjalë) Filani argumenton se
    ... (25 fjalë)
  • Debati përqendrohet në çështjet e ... (25 fjalë)
  • Ka akoma punë për tu bërë në .... (25 fjalë)
  • Hulumtimi im i afrohet më së shumti hulumtimit të
    Filanit ashtu që ... (50 fjalë)
  • Kontributi im do të jetë ... (50 fjalë)

7
Vërejtje 1
  • Teza është një argument që, tradicionalisht,
    duhet të provohet. Megjithatë, ky është një
    term që, me disa përjashtime të vogla, nuk
    përdoret në shkrimin akademik. Kuptohet, se
    hulumtimi dhe shkrim i varen nga konteksti dhe
    rasti.
  • Prandaj, ne nuk provojmë diçka për të gjitha
    kohët dhe vendet dhe kjo nuk është përdorim i
    saktë i fjalës me provu. Në të vërtetë, ne mund
    të tregojmë, propozojmë dhe të bëjmë
    interpretime të arsyeshme të asaj që gjejmë në
    analizën tonë të teksteve, përmbajtjeve, njerëzve
    apo ngjarjeve.
  • Nëse kjo duket si kompromis, atëherë nuk duhet
    harruar se me rastin e shkrimit të tezës, ne
    futemi në një debat ka shumë njerëz që nuk do të
    pajtohen me tezën tonë. Jo vetëm që nuk duhet
    injoruar punën e atyre që mund të mos pajtohen me
    ne, por ne duhet ti adresohemi drejtpërsëdrejti
    kësaj. Na duhet të artikulojmë bazën e një
    mospajtimi të tij në shkrimin tonë, duke treguar
    se çfarë vendi zë ai në debat. Fjalët si,
    propozoj e të ngjashme janë më të duhura për
    gjuhën e debatit.

8
Vërejtje 2 Metoda hipotetike-deduktive
  • Mendimi i Karl Popper në The Logic of Scientific
    Discovery është se natyra e metodës shkencore
    është hipotetike-deduktive dhe jo, siç mendohet
    përgjithësisht, induktive.
  • Është e rëndësishme që ju, si hulumtues, të
    kuptoni dallimin ndërmjet këtyre dy
    interpretimeve të procesit të hulumtimit, ashtu
    që të mos shkurajoheni ose të ndjeni sikur po
    mashtroni ose se nuk jeni në rrugë të duhur.
  • Një keqkuptim i përhapur i metodës shkencore
    është se ajo është induktive se formulimi i
    teorisë shkencore nis me vrojtim të paanshëm dhe
    të paparagjykuar të të dhënave të papërpunuara që
    perceptohen me anë të shqisave. Nga këto të dhëna
    ndijore që zakonisht thirren fakte formohen
    përgjithësime. Miti është se nga një koleksion i
    rrëmujshëm i informatave faktike, disi do të dalë
    një teori e rregullt. Mirëpo, pikënisja e
    induksionit është e pamundur.
  • Nuk ka vrojtim të paanshëm. Secili akt i
    vrojtimit që bëjmë është funksion i asaj që kemi
    parë ose përjetuar më parë.
  • (vazhdon...)

9
Vërejtje 2 Metoda hipotetike-deduktive
(...vazhdim)
  • Çdo punë eksperimentale ose shpjeguese nis duke
    pritë ndonjë rezultat të caktuar. Kjo pritje e
    ndonjë rezultati është HIPOTEZA. Hipoteta siguron
    nismë dhe nxitje për kërkim shkencor dhe ndikon
    në metodën e kërkimit.
  • Në dritë të kësaj pritjeje disa vrojtime
    vlerësohen si relevante dhe disa të tjera si
    jorevelvante, përdoret një metodologji ndërsa të
    tjerat jo, bëhen disa eksperimente dhe jo të
    tjera. Ku është hulumtimi naiv, i pastër dhe
    objektiv këtu?!
  • Hipotezat burojnë nga supozimet ose nga
    frymëzimet, por pasi të jenë formuluar ato duhet
    të testohen në mënyrë të rreptë, duke përdorë
    metodën e duhur.
  • Nëse parashikimet e nxjerra nga hipoteza juaj nuk
    dalin të jenë të sakta, atëherë ju duhet të
    braktisni ose të modifikoni hipotezën. Nëse
    parashikimet dalin të sakta, atëherë hipoteza
    juaj është provuar/supported dhe mund të qëndrojë
    përderisa teste të ardhshme të provojnë
    josaktësinë e saj.
  • Pasi të keni arritur tek hipoteza e juaj, që
    është produkt i imagjinatës tuaj, atëherë ju
    kaloni në një proces më rigoroz dhe logjik,
    bazuar në argument deduktiv së këndejmi rrjedh
    termi hipotetiko-deduktiv.
  • Prandaj, mos u brengos nëse keni ndonjë ide mbi
    atë se çfarë do tju thonë rezultatet madje para
    se të filloni të mblidhni të dhënat nuk ka
    shkencëtar që pret deri sa të mbledhë të gjitha
    të dhënat për të provuar ti jep kuptim atyre.
    Hulumtuesi gjithnjë duhet të formulojë një
    hipotezë para se ta testojë atë, për shembull, se
    filan kërpudhë është kundërhelm i filan baktere.

10
Orientimi teorik
  • Qëllimi juaj këtu është të theksoni idetë tuaja
    themelore mbi temën.
  • Së pari, theksoni qasjet e ndryshme teorike në
    temën tuaj. Cilën propozoni ta përdorni në
    hulumtimin tuaj dhe përse? Çfarë mendoni
    përafërsisht mbi temën?
  • Nëse ka teori të ndryshme në temën ose në fushën
    tuaj, cilën/cilat do ti përdorni në kornizën
    konceptuale për tezën tuaj?
  • Çfarë trende doni të përcillni nga literatura?
  • A keni ndonjë propozim të freskët shpjegues,
    interpretues ose programor? Pyet veten...
  • Cilat pjesë të hulumtimit duket të jenë më të
    suksesshme e më premtuese dhe cilat më pak?
  • Cilat janë kritikat më të rëndësishme të punës së
    deritanishme/mëparshme?
  • Çfarë thekse të lëna jashtë, të papërfillura ose
    hendeqe mund të identifikohen?

11
Metodologjia
  • Përshkruaj metodat që i keni propozuar në hollësi
    të mjaftueshme ashtu që lexuesi të ketë të qartë
    se
  • Çfarë informata do të përdorni?
  • Prej çfarë burimesh to të merren informatat?
  • Çfarë burimesh do të të duhen?
  • Çfarë metodologjie do të përdorësh?
  • Përse keni zgjedhur këtë qasje?
  • Çfarë çështje etike dhe të sigurisë keni
    identifikuar dhe si propozoni të vazhdoni punën?

12
Metoda/Qasja
  • Përvijo se si do ti qasesh temës.
  • Qëllimi juaj është të demonstrojë se metoda ose
    qasja që keni zgjedhur do ti shërbejë avancimin
    të tezës apo argumentit tuaj.
  • Me fjalë të tjera, duhet të shpjegoni se si puna
    që dëshironi ta bëni do të testojë idetë e
    caktuara ose hipotezat, ose do të zbulojë mënyrën
    më të mirë të zgjidhjes së një problemi kompleks.
  • Nëse ju duhet të mblidhni të dhëna, përshkruani
    se si do ta bëni këtë. Për shembull, kërkime në
    arkivë, intervista me aktorët relevantë, ose
    forma të tjera të punës në terren.
  • Ka shumë metodologji të hulumtimit. Fakulteti ose
    mësimdhënësi përmes lëndës së Metodologjisë u
    ndihmon studentëve të formulojnë një metodë të
    duhur.
  • Sidoqoftë, në propozimin fillestar duhet të jepni
    disa indikacione se si do të realizohet projekti
    juaj. Nëse qasja juaj është eksperimentale ose
    krahasuese, përvijoni se si kjo qasje do të
    prodhojë/jep rezultate (çfarë prisni të zbuloni
    përse keni zgjedhur rastet e caktuara për studim?)

13
  • Disa teza marri një pozitë teorike, të frymëzuar
    nga filozofë, mendimtarë ose njerëz të praktikës.
    Në vend të se përvetësoni tërë filozofinë, ju
    mund të propozoni të huazoni koncepte të veçanta
    nga autorë të caktuar dhe të zbatoni ato në fushë
    të caktuar ose brenda një praktike të caktuar.
    Nëse e bëni këtë, identifikoni se cilat koncepte
    janë të dobishme dhe si do ti zbatoni ato për të
    arritur rezultate të caktuara.
  • Ndonëse me siguri se do të bazoheni në materiale
    nga disiplina të ndryshme, qasja/metoda juaj
    duhet të pasqyrojë disiplinën të cilën ju e
    studioni ose praktikën që e ushtroni.
  • Nëse jeni praktikant dhe po iu adresoheni
    çështjeve shoqërore/politike/kulturore/shkencore/f
    ilozofike/artistike, artikuloni në hollësi se si
    e bëni këtë përmes praktikës tuaj.
  • Sidoqoftë, sidomos për doktoratura në shkenca
    shoqërore, çështja e metodës mbetet komplekse që
    vazhdon të rimendohet gjatë tërë procesit të
    kandidaturës. Propozimi është fillim i procesit.
    Aty jepen vetëm indikacione të shkurtra.
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com