ANALIZA KONSUMATORE DHE KRIJIMI I VLER - PowerPoint PPT Presentation

1 / 53
About This Presentation
Title:

ANALIZA KONSUMATORE DHE KRIJIMI I VLER

Description:

ANALIZA KONSUMATORE DHE KRIJIMI I VLER S Pro esi i krijimit t vler s Analiza konsumatore q konsideron p lqimet, jop lqimet, sjelljen e p rdorimit dhe stilin ... – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:75
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 54
Provided by: fakultetie
Category:

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: ANALIZA KONSUMATORE DHE KRIJIMI I VLER


1
ANALIZA KONSUMATORE DHE KRIJIMI I VLERËS
2
Proçesi i krijimit të vlerës
  • Analiza konsumatore që konsideron pëlqimet,
    jopëlqimet, sjelljen e përdorimit dhe stilin e
    jetës.
  • Analiza e konkurrentit për fuqitë dhe dobësitë e
    pozicionimit dhe çmimit.
  • Përmirësimi i përfitimeve të produktit që shtojnë
    vlerën.
  • Synimi i një çmimi që jep një vlerë konsumatore.
  • Sfidimi i inxhinierëve të prodhimit për të ulur
    koston.

3
Zbulimi i përfitimeve konsumatore
  • Ekipi marketing i Lexus bëri më tepër se sa
    survejimin e konsumatorëve te synuar.
  • Ai u përpoq të kuptonte të gjitha aspektet e
    përdorimit të produktit nga konsumatorët, të
    stilit të jetës dhe karakteristikat demografike
    të tyre.
  • Mbledhja e këtij informacioni kërkon më tepër se
    një survejim të perceptimeve dhe parapëlqimeve
    konsumatore.
  • Për të zbuluar përfitimet konsumatore është e
    nevojshme të kuptohet mjedisi i përgjithshëm
    konsumator dhe jo thjesht tiparet e produktit që
    i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë konsumatorët.
  • Ajo që ne duhet të zbulojmë realisht është se
    çfarë duan konsumatorët, por që nuk e gjejnë në
    produktet që ata blejnë.

4
Një ditë në jetën e një konsumatori
  • Një mënyrë për të kuptuar nevojat konsumatore
    është të bëhesh konsumator.
  • Megjithëse përshkrimet konsumatore për nevojat e
    tyre janë të rëndësishme, ata jo gjithmonë i
    tregojnë zhgënjimet që ata ndiejnë në blerjen,
    përdorimin dhe zotërimin e një produkti kur u
    kërkohet.
  • Për shembull, për të kuptuar më mirë se si
    konsumatorët i përdorin bagazhet e makinave të
    tyre, punonjësit e Hondas regjistruan në
    videotape njerëzit që ngarkonin ushqimet.

5
Një ditë në jetën e një konsumatori
  • Makina të ndryshme, konsumatorë të ndryshëm dhe
    çanta ushqimesh të ndryshme kanë ndikuar në
    faktin që pronarët e makinave
  • duhet të mundohen për të sistemuar çantat në
    bagazhet e makinave të tyre. Duke parë videot,
    inxhinierët e Hondas e vunë veten në rolin e
    konsumatorit. Ata mundën të shohin se si ndihen
    përdoruesit me përvojë për të projektuar bagazhe
    më të mira.

6
Procesi empatik i dizajnit
  • Regjistrimi i përdorimit të produktit nga
    konsumatori është një formë e proçesit empatik
    (të identifikimit me vetveten) të projektimit.
  • Kjo është një mënyrë vrojtuese për të kuptuar
    nevojat konsumatore dhe për të zbuluar çfarë ata
    duan të përfitojnë nga produkti. Per shembull,
  • Programuesi i softwarit të financës personale
    Quicken, ka një program Më ndiq mua në shtëpi.
  • Zhvilluesit e produktit fitojnë lejen nga
    blerësit që blejnë për herë të parë për të
    vrojtuar eksperiencën fillestare të tyre me
    softwaret në shtëpitë e tyre. Në këtë mënyrë, ata
    mësojnë se çfarë aplikimesh të tjera të
    software-it po hyjnë në sistemin e konsumatorit
    dhe se si software mund të ndërhyjë me Quicken
    apo plotësimin e tij.

7
Procesi empatik i dizajnit
  • Projektuesit e produktit mund të shohin
    gjithashtu se çfarë të dhënave të tjera u
    referohet konsumatori për vlerësim dhe nëse këto
    të dhëna janë në letër apo në formë elektronike.
  • Nga vëzhgimet në shtëpi projektuesit zbulojnë që
    shumë pronarë biznesesh të vogla e përdorin
    Quicken për të mbajtur librat e tyre gjë e cila
    çoi në një linjë të re produkti.

8
Gjithmone mund te perdoret?
  • Edhe pse vrojtimi aktual është i parapëlqyer, ai
    nuk mund të jetë i mundshëm për të observuar
    konsumatorët në shumë tregje konsumatore, të
    biznesit apo industriale.
  • Si një mënyrë alternative mund të përdoren dy
    video hipotetike.

9
VIDEOJA 1
  • Videoja 1 i kërkon një konsumatori që të
    përshkruajë produktin që ai dëshiron të blejë si
    dhe procesin në të cilin kalon konsumatori përmes
    përvetësimit, instalimit, përdorimit, shërbimit
    dhe sistemimit të këtij produkti. Është
    veçanërisht e rëndësishme që të theksojmë pjesët
    e çdo skene që krijojnë problemet apo zhgënjimet
    e konsumatorëve.
  • Videoja 1 nuk është video specifike për
    produktin, por ajo është nje prezantim i procesit
    në të cilin kalon konsumatori për përvetësimin
    dhe përdorimin e produktit për të cilin ai është
    i interesuar.
  • Ajo përshkruan një ditë tipike në jetën e një
    konsumatori të biznesit.

10
Përfitimet konsumatore dhe vlera konsumatore
  • Përpjekjet e kompanive të mësipërme për të
    krijuar përfitime më të mëdha konsumatore shkojnë
    përtej të menduarit për një produkt specifik.
  • Ato kanë të bëjnë me një analizë të situatës
    konsumatore dhe të problemeve të ndryshme me të
    cilat përballen konsumatorët.
  • Nëse kompanitë përqendrohen vetëm në tiparet e
    produkit dhe jo në nevojat konsumatore, ata nuk
    do të mund të gjejnë zgjidhjet e konsumatorëve të
    tyre.
  • Një kuptim më i plotë i nevojave konsumatore dhe
    i situatave të përdorimit i siguron një biznesi
    një mundësi më të mirë për të krijuar përfitime
    konsumatore dhe për të shtuar vlerën për
    konsumatorët.

11
  • Vlera e përgjithshme që rezulton nga përfitimet
    konsumatore duhet ta kalojë koston e përvetësimit
    të këtyre përfitimeve
  • Vlera konsumatore Përfitimet konsumatore -
    koston e blerjes
  • Krijimi i përfitimeve tërheqëse me një kosto
    shumë të lartë mund të rezultojë në vlerë
    konsumatore negative.
  • Prandaj, një biznes duhet të jetë i ndjeshëm si
    ndaj përfitimeve që ai krijon në përputhje me
    nevojat konsuamtore, ashtu dhe kostos së
    përgjithshme të përfitimit të këtyre përfitimeve.

12
  • Më poshtë ne do të japim disa mënyra me të cilat
    një biznes do të mund të krijojë dhe të japë një
    vlerë më të lartë për konsumatorët e synuar.

13
Performanca e bazuar në çmim dhe krijimi i
vlerës
  • Edhe pse vlera ekonomike siguron një bazë të
    fuqishme për krijimin e vlerës konsumatore të
    bazuar në kosto, ka aspekte të performancës së
    produktit që janë më të vështira për tu
    llogaritur (konsideruar) në koston e përgjithshme
    të blerjes.
  • Gjithashtu, performanca mund të përfshijë tiparet
    dhe funksionet e produktit, të cilat nuk kursejnë
    para, por rivleresojnë dhe nxitin përdorimin,
    duke krijuar në këtë mënyrë vlerë konsumatore

14
Shembull
  • Një makinë ka vlerën e bazuar në kosto për
    ekonominë e djegies së karburantit, kërkesat për
    ruajtje, sigurim dhe vlerën e rishitjes.
    Gjithashtu, një makinë ofron sigurinë,
    besueshmërinë, dizajnin, dhe tipare të tjera të
    tilla si komfortin, bagazhin etj. Edhe pse këto
    komponentë të mësipërm të vlerës konsumatore janë
    të vështirë për tu llogaritur në lidhje me
    koston e përgjithshme të pronësimit të një
    makine, ato mund të vlerësohen në lidhje me
    performancën. Raportet konsumatore sigurojnë një
    mënyrë për të rritur performancën e produkteve
    për konsumatorët.

15
Performanca relative
  • Performanca e përgjithshme e dhënë për 15
    prodhues tosterash bazuar në vlerësime të
    raporteve konsumatore të 8 tipareve të produktit
    është treguar në tabelën 3.1.

16
Vlera relative mbi bazen performance-cmim
Nr Emri I tostierave Perform. Epergjithsme PerformancaRelative Cmimi I tostieres Cmimi relativ Vlera relative
1 CuisinartCPT-60 88 128 70 215 -85
2 Sunbeam 82 119 28 85 34
3 Kitchen Aid 81 117 77 137 -119
4 Black Decker 77 112 25 77 35
5 CuisinartCPT-30 75 109 40 123 -14
6 Breadman 74 107 35 108 -1
7 Proctor22425 72 104 15 46 58
8 Krups 70 101 32 98 3
9 Oster 65 94 45 138 -44
10 Toastmaster B21 63 91 16 49 42
11 Proctor 22415 60 87 35 108 -21
12 Toastmaster B 35 58 84 21 65 19
13 Betty Crocker 58 84 25 77 7
14 Proctor 22205 57 83 11 34 49
15 Rival 55 80 13 40 40
MESATARJA 69 100 33 100 0
17
Performanca relative
  • Me një shkallë klasifikimi nga 0-100, performanca
    e përgjithshme e këtyre prodhuesve të tosterave
    është radhitur nga më e ulëta prej 55 në më të
    lartën prej 88, me një performancë mesatare prej
    69. Ne mund të krijojmë një matës relativ të
    performancës duke pjesëtuar koefiçentin e
    përgjithshëm të çdo prodhuesi me mesataren e
    përgjithshme. Ky matës i performancës së
    produktit na ndihmon ne për vlerësimin e
    performancës rreth një niveli mesatar (pikë
    referimi ) të barabartë me 100, si më poshtë
  • Performanca relative Performanca e produktit/
    performanca mesatare 100

18
Performanca relative
  • Kur koeficenti i raportit konsumator të çdo
    prodhuesi pjesëtohet me mesataren e të gjithë
    koeficentëve dhe shumëzohet me 100, ne kemi një
    matës relativ të performancës në të cilin
    performanca mesatare është e barabartë me 100.
    Sunbeam, për shembull ka një performancë relative
    të barabartë me 119. Kjo do të thotë që
    performanca e përgjithshme e Sunbeam është 19
    më e mirë se mesatarja e 15 prodhuesve të
    tosterave të marrë në konsideratë (të vlerësuar).
    Kjo performancë relative llogaritet në këtë
    mënyrë
  • Performanca relative 82100/ 69 119

19
Cmimi relativ
  • Për të përvetësuar një performancë relative mbi
    mesataren te prodhuesit Sunbeam duhet të paguash
    një shumë të caktuar parash. Çmimi i tyre është
    28 , por është e vështirë të jesh i gatshëm për
    të nxjerrë shkallën tërheqëse të këtij çmimi në
    vlerë absolute (). Kështu, një matës i çmimit
    relativ është gjithashtu i rëndësishëm për të
    kuptuar krijimin e vlerës.
  • Për 15 prodhuesit e tostierave të konsideruar dhe
    të vlerësuar në shembullin tonë, çmimi mesatar i
    përgjithshëm ishte 33 . Kur çmimi mesatar
    përdoret si një pikë bazë, çmimi relativ i
    Sunbeam jepet më poshtë
  • Çmimi relativ çmimi i produktit100/ çmimi
    mesatar
  • Çmimi relativ 28100/ 33 85.
  • (Për Sunbeam)

20
Cmimi relativ
  • Kjo do të thotë që çmimi i prodhuesit të
    tostiereve Sunbeam është 15 më i ulët se çmimi
    mesatar i 15 prodhuesve të marrë në konsideratë
    (të vlerësuar) në shembullin tonë. Si tregohet në
    tabelën 3.1, çmimi relativ i 15 prodhuesve
    renditet nga më i ulëti, që është 34, tek çmimi
    më i lartë që është 237. Me çmimin më të ulët,
    një konsumator mund të blejë një tostierë 67 më
    pak se çmimi mesatar, dhe me çmimin më të lartë
    një konsumator do të paguajë 137 më tepër se
    çmimi mesatar. Kështu, çmimi relativ i Sunbeam,
    edhe pse tërheqës, nuk është çmimi relativ më i
    ulët nga 15 prodhuesit e tostierave të marrë në
    konsideratë.

21
Vlera konsumatore
  • Me matsit e performancës relative dhe të çmimit
    relativ ne mund të identifikojmë produktet që
    janë mbi apo nën mesataren në performancë apo
    çmim. Megjithatë, për të nxjerrë vlerën
    konsumatore ne duhet të llogaritim diferencën në
    këto dy matsa relativë, të treguar si më poshtë
    për Sunbeam.
  • Vlera konsumatore performancën relative
    çmimin relativ
  • Vlera konsuamtore (Sunbeam) 119 85 34
  • Në këtë rast Sunbeam ka një vlerë konsumatore
    pozitive prej 34. Një vlerë konsumatore e
    barabartë me 0 do të thotë që performanca
    relative është e njëjtë (offset) me çmimin
    relativ. Kjo mund të ndodhë për një produkt me
    performancë mbi apo nën atë mesatare.

22
Shembull
  • Për shembull, prodhuesi i tosterave Breadman ka
    një performancë relative mbi mesataren (107) që
    është pothuajse e nxjerrë jashtë loje nga një
    çmim relativ mbi mesataren (108). Diferenca neto
    është një vlerë konsumatore e barabaratë me 1.
  • Duke përdorur këtë matës të vlerës konsumatore,
    ne mund të vlerësojmë vlerën e kombinacioneve të
    ndryshme të performancës dhe të çmimit. Ashtu si
    është treguar në tabelën 3.1, vlera konsumatore
    për këta 15 prodhues tostierash renditet nga më e
    ulëta që është 119 tek më e larta që është 58.
    Për të kuptuar më mirë këtë renditje të vlerës
    konsumatore, ne duhet ti ekzaminojmë këto
    rezultate pak më vonë.

23
Harta e vlerës
  • Një grafik i performancës relative kundrejt
    çmimit relativ na lejon ne të krijojmë një hartë
    të vlerës, ashtu si është ilustruar në figurën e
    meposhtme

24
Harta e vleres PERFORMANCE- CMIM
25
Harta e vlerës
  • Si shihet në të, të gjithë tostierat në të
    djathtë të vijës diagonale kanë vlera konsumatore
    pozitive. Megjithatë, katër nga nëntë tostieret
    që janë jashtë vijës që kanë performancë mbi
    mesataren, kanë çmim nën mesataren. Për këto
    katër marka, vlera konsumatore është krijuar nga
    çmime shumë tërheqëse. Kështu, konsumatorët e
    ndjeshëm ndaj çmimit mund të gjejnë alternativën
    7 të vlerës më tërheqëse, për shkak se ajo ka
    edhe çmim relativ të ulët dhe performancë
    relative mbi mesataren. Një konsumator i
    orientuar nga performanca mundësisht do të gjejë
    Sunbeam (alternativen 2) si veçanërisht më
    tërheqëse, sepse ajo ofron performancë mbi
    mesataren me një çmim më të ulët se çmimi
    mesatar.
  • Alternativat 1 dhe 3 duket se janë me çmime më të
    larta, krahasuar me performancën.

26
Përfitimet e perceptuara dhe krijimi i vlerës
  • Vlera ekonomike dhe vlera relative e performancës
    së bazuar në çmim sigurojnë një matës të
    shkëlqyer të vlerës konsumatore. Megjithatë,
    vlerësimi ynë për produktet shpesh duhet të
    shkojë tej matsave ekonomikë dhe atyre të
    performancës së bazuar në çmim të vlerës
    konsumatore.
  • Perceptimet konsumatore të cilësisë së një
    shërbimi, reputacioni i markës dhe kostot po aq
    sa çmimi gjithashtu ndikojnë vlerën konsumatore.

27
Përfitimet e produktit
  • Krijimi i vlerës është në mënyrë logjike i
    ndikuar nga perceptimet e përfitimeve të
    produktit. Këto përfitime të perceptuara nuk
    është e lehtë për ti shndërruar në përfitime
    ekonomike apo për ti renditur me objektivitet si
    matsa të performancës së produktit.
  • Akoma më tepër, janë perceptimet konsumatore për
    përfitimet e produktit që drejtojnë sjelljen
    blerëse. Neve na duhet një metodë për të matur
    perceptimet konsumatore të përfitimeve të një
    produkti dhe vlerën relative që rrjedh nga ato,
    kur i krahasojmë me një bazë konkurruese.

28
Përfitimet e produktit
  • Në tabelën 3.2 janë treguar katër përfitime të
    produktit në blerjen dhe përdorimin e një
    fotokopjuesi tregtar. Çdo përfitim i produktit
    është vlerësuar sipas rëndësisë relative të tij.
    Për shembull, në këtë rast, koha e punës së
    makinës është vlerësuar si dy herë më e
    rëndësishme se imazhi i cilësisë, katër herë më e
    rëndësishme se lehtësia e përdorimit e kështu më
    radhë. Për të përcaktuar nivelin me të cilin një
    avantazh relativ në dhënien e këtyre përfitimeve
    të produktit është krijuar nga një biznes, duhet
    që biznesi të vlerësojë çdo përfitim konsumator,
    krahasuar me produktet konkurruese. Në këtë rast,
    tre konkurrentë janë përdorur si pikë referimi
    për performancën e perceptuar dhe avantazhin
    realtiv të përgjithshëm të biznesit.

29
Tabela 3.2. Matsit e përfitimeve të perceptuara
të produktit
Perfitimet e produktit te perceptuara nga konsumatoret Rendesia relative Klasifikimi I biznesit (0-10) Konkurentet A B C Avantazhi relativ
Koha e punes se makines Shpejtesia e printimit Imazhi Lehtesia e perdorimit 40 30 20 10 8 9 7 4 5 6 5 5 7 7 6 6 7 6 27 20 0 -10
Perfitimet relative nga produkti 10037 137 37
30
Koha e punes se makines
  • Koeficentët e treguar për biznesin dhe çdo
    konsumator janë koefiçentë të kohës së punës të
    perceptuar që renditen nga 0 (katastrofike) në 10
    (e shkëlqyer).
  • Nëse biznesi ka performancë më të mirë se një
    konkurrent në më tepër se një pikë, ai pranon një
    pjesë të rëndësisë të shpërndarë për atë përfitim
    konsumator. Për shembull, në tabelën 3.2,
    konkurrenti A është renditur vetëm me një pikë më
    pak se biznesi, ndërsa konkurrenti B dhe C janë
    renditur me më tepër se një pikë më pak. Si
    tregohet më poshtë, biznesi nuk rezulton në
    avantazh të perceptuar mbi konkurrentin A, kështu
    që ai merr 0 pikë. Megjithatë, për faktin që
    biznesi është perceptuar për të qenë më i mirë se
    konkurrentet B dhe C (në më tepër së një pikë),
    ai merr 40 pikë që lidhen me kohën e punës së
    perceptuar të makinës nga çdo konkurrent. Kur
    këto tre ndikime në performancën e perceptuar
    janë mesatarizuar, një avantazh relativ i
    përgjithshëm i barabartë me 27 është përfituar, i
    llogaritur si më poshtë
  • Koha e punës e makinës 04040/3 80/3 27

31
Shpejtesia e printimit
  • Për shpejtësinë e printimit, gjithashtu, biznesi
    është performuar më mirë se dy konkurrentet me më
    tepër se një pikë, por megjithatë, ai ka marrë
    2/3 e rëndësisë relative që janë dhënë për
    shpejtësinë e printimit. Biznesi nuk ka arritur
    avantazh relativ në imazhin e cilësisë dhe ka më
    tepër se një pikë më pak se secili nga të tre
    konkurrentët në lidhje me lehtësinë e përdorimit.
  • Kur avantazhi relativ është shtuar për të katër
    përfitimet e produktit, ky biznes rezulton në një
    avantazh relativ të përgjithshëm të barabartë me
    37. Kjo do të thotë që, duke u bazuar në
    koeficentët e perceptuar të përfitimeve të
    produktit krahasuar me konkurrencën, biznesi ka
    gjeneruar përfitime 37 më të mëdha. Kur
    avantazhi relativ i përgjithshëm është rritur me
    një indeks bazë të barabartë me 100, indeksi i
    përfitimit relativ të një produkti është i
    barabartë me 137.

32
Përfitimet e shërbimit
  • Për shumë tregje (segmente), diferencimi i
    produktit mund të jetë minimal, sepse
    konkurrentët janë të aftë për të rivalizuar me
    tiparet më të mira të çdo produkti të bizneseve
    të tjera. Kur ndodh kjo, shërbimi mund të jetë
    një burim i rëndësishëm (kritik) i diferencimit
    dhe avantazhit konkurrues. Për të matur
    përfitimet e perceptuara të shërbimit të një
    biznesi, ne mund të përdorim të njëjtën mënyrë që
    kemi përdorur për përfitimet e perceptuara të
    produktit.
  • Në tabelën 3.3 është treguar një matës i
    përfitimeve të perceptuara të shërbimit për të
    njëjtin biznes të vlerësuar në tabelën 3.2.

33
Tabela 3.3. Matja e përfitimeve të peceptuara të
shërbimit
Perfitimet e sherbimit te perceptuara nga konsuamtori Rendesia relative Klasifikimi I biznesit Konkurrentet A B C Avantazhi relativ
Koha e riparimit Reagimi ndaj problemeve Cilesia e sherbimit 60 30 10 5 5 7 7 6 5 5 6 2 7 6 8 -20 10 0
100 -10
Perfitimet relative nga sherbimi 100 (-10) 90
34
  • Përfitimet relative të shërbimit 100 - 10 90
  • Në këtë rast, biznesi është përgjithësisht i
    barabartë me dy konkurrentë dhe pas njërit prej
    konkurrenteve të marrë si pikë referimi me të në
    lidhje me kohën e riparimit. Ky pozicion është
    ulur nga përfitimet e përgjithshme të perceptuara
    të shërbimit për shkak se 60 e rëndësisë është
    e lidhur me këtë aspekt të përfitimeve të
    shërbimit. Përsa i përket reagimit ndaj
    problemeve, biznesi përgjithësisht përputhet me
    konkurrentët Adhe B, dhe nxjerr jashtë loje
    konkurrentin C. Rezultati neto është një avantazh
    relativ i lehtë. Megjithatë, ka shumë mundësi për
    ta kaluar (tejkaluar) performacën mesatare të
    konkurrentit e cila tregohet më poshtë
  • Reagimi ndaj problemeve 0030/3 30/3 10.
  • Në lidhje me cilësinë e shërbimit, biznesi ka
    dështuar për të arritur ndonjë avantazh relativ.
    Përgjithësisht, biznesi ka gjeneruar një indeks
    të përfitimit nga shërbimi të barabartë me 90. Ky
    nënkupton që biznesi është 10 më pak tërheqës
    se konkurrentët e tij në dhënien e përfitimeve të
    shërbimit për konsumatorët e synuar.

35
  • 3.5.3. Përfitimet e kompanisë apo të emrit të
    markës
  • Një burim i tretë i përfitimit konsumator është
    marka e një biznesi apo reputacioni i kompanisë.
    Një markë e tillë si Lexus apo Perrier, apo një
    kompani e tillë si Nordstrom apo Hewlet-Packard,
    emri i kompanisë apo i markës në vetvete siguron
    një përfitim potencial për disa konsumatorë. Për
    Lexus dhe Perrier, emri shton statusin social për
    produktin. Ky është një përfitim i paprekshëm që
    mund të ketë një rëndësi të madhe për shumë
    konsumatorë. Për Nordstrom reputacioni për
    shërbimin konsumator krijon një përfitim shtesë
    për kompaninë që i shkon pas shërbimit aktual
    konsumator. Për HP (Hewlet-Packard) reputacioni i
    tij për inovaciconin është vlerësuar nga shumë
    konsumtorë dhe krijon një përfitim konsumator që
    nuk është as për një produkt specifik dhe as për
    një shërbim specifik.

36
  • Për të matur përfitimet nga marka e perceptuar e
    një biznesi apo nga emri i kompanisë ne mund të
    përdorim të njëjtën metodë që kemi përdorur për
    matjen e përfitimeve të perceptuara të produktit
    apo shërbimit. Si tregohet në tabelën 3.4,
    përfitimet e kompanisë për këtë kompani
    kopjuesish ishin drejtuar nga dy faktorë
    angazhimi konsumator dhe reputacioni për
    cilësinë. Në këtë rast, biznesi udhëheq mbi dy
    konkurrentët bazë në angazhimin konsumator dhe
    nuk ka avantazh relativ në reputaciocnin për
    cilësinë.

37
Tabela 3.4. Matja e përfitimeve të markës së
biznesit apo emrit të kompanisë
Perfitimet e imazhit te perceptuara nga konsumatori Rendesia relative Klasifikimi I biznesit Konkurrentet Avantazhi relativ
Angazhimi konsumator Reputacioni per cilesine 60 40 8 9 7 6 4 8 9 8 40 0
100 Perfitimet relative nga imazhi 10040 140 40
38
  • 3.5.4. Përfitimet e përgjithshme konsumatore
  • Për të arritur në një matës të përgjithshëm të
    përfitimeve të perceptuara konsumatore, neve na
    duhet një mënyrë për të kombinuar këto tre burime
    bazë të përfitimeve konsumatore. Kombinimi i tyre
    kërkon që secili prej këtyre burimeve të peshohet
    (shumëzohet) me rëndësinë relative përkatëse Në
    këtë shembull, pesha specifike më e madhe është
    dhënë për përfitimet e produktit (0.60), për
    përfitimet e shërbimit është dhënë (0.30) dhe për
    përfitimet e kompanisë (0.10), si është treguar
    në figurën 3.5.
  • Kur indeksi relativ për çdo fushë të përfitimit
    është peshuar me përqindjet e treguara, mund te
    përftohet një indeks i përgjithshëm i përfitimeve
    të perceptuara. Në këte rast, pikët e përfitimit
    të përgjithshëm të perceptuar janë të barabarta
    me 123. Kjo mund të interpretohet kështu biznesi
    është 23 më lart se konkurrenca në dhënien e
    përfitimeve të perceptuara konsumatore

39
Tabela 3.5. Matja e përfitimeve të përgjithshme
të perceptuara konsumatore
Perfitimet te perceptura konsumatore Rendesia Relative 1 Pozicioni konkurrues 2 Perfitimet e pergjithshme te perceptuara nga kosumatori 312
Perfitimet e produktit Perfitimet e sherbimit Perfitimet e emrit te kompanise 0,60 0,30 0,10 137 90 140 82 0,6132 270.390 140.1140
1,0 123
Perfitimet relative te pergjithsme 123
40
Perfitimet e pergjithshme
  • Përfitimet relative të përgjithshme 822714
    123
  • Por, a ka krijuar biznesi një vlerë konsumatore
    superiore? Nuk e dimë. Niveli i vlerës së
    perceptuar konsumatore nuk mund të përcaktohet
    derisa ne të përcaktojmë koston e perceptuar të
    përvetësimit të këtyre përfitimeve.

41
Kostoja e perceptuar e blerjes
  • Para se ne të përcaktojmë nivelin e përgjithshëm
    të vlerës së krijuar për konsumatorët, ne duhet
    të përcaktojmë koston e perceptuar të blerjes.
  • Hapi i parë është shumë i ngjashëm me llogaritjen
    e përfitimeve të përgjithshme të perceptuara.
  • Së pari, ne duhet të përcaktojmë komponentët e
    kostos së konsideruar nga konsumatori në një
    vendim për blerje dhe rëndësinë relative të çdo
    komponenti. Në tabelën 3.6 , ka katër burime të
    kostos që duhet të konsiderohen në koston e
    përgjithshme konsumatore të blerjes. Çmimi i
    blerjes mban pjesën më të madhe të rëndësisë
    relative. Faktorë të tjerë, si shërbimi dhe
    riparimet, tonuesi dhe letra, janë gjithashtu
    komponentë të rëndësishëm të kostos së
    përgjithshme konsumatore të perceptuar të
    blerjes.

42
Llogaritja e kostos se pergjithshme
  • Në këtë rast, biznesi është perceptuar si 15 më
    i lartë në çmimin e blerjes dhe, si rrjedhojë,
    koefiçenti që shumëzon pozicionin konkurrues
    është 1.15 (konstantes së barabartë me 1 i
    shtohet pozicioni relativ). Nga shumëzimi i
    rëndësisë relative të çmimit (40) me koefiçentin
    e pozicionit konkurrues (1.15), ne mund të
    indeksojmë pozicionin e përgjithshëm të
    perceptuar të biznesit me çmimin e blerjes të
    barabartë me 46. Theksojmë që një koefiçent
    pozitiv i pozicionit konkurrues rrit koston e
    përgjithshme të blerjes, ndërsa një pozicion
    negativ e redukton atë.

43
Tabela 3.6. Matja e kostos se përgjithshme të
blerjes
Kostoja e perceptuar nga konsumatori Rendesia relative (1) Pozicioni konkurrues (2) Shumezuesi I kostos (3) Kostoja e prgjithshme (4)
Cmimi I blerjes Sherbimi dhe riparimi Ngjyruesi Letra 40 30 20 10 15 10 0 -20 1.15 1.10 1.00 0.80 46 33 20 8
Perfitimet e pergjithshme relative 107
44
  • Pozicioni konkurrues i biznesit në lidhje me
    shërbimin dhe riparimin është perceptuar si më i
    lartë se ai i konkurrentëve, i cili rrit koston e
    përgjithshme të perceptuar të blerjes.
    Megjithatë, biznesi është perceptuar si më pak i
    shtrenjtë në lidhje me koston e letrës, i cili e
    ul koston e përgjithshme të perceptuar të
    blerjes. Për shkak se nuk ka diference të
    perceptuar në koston e ngjyruesit midis këtij
    biznesi dhe konkurrentëve të tij, koefiçenti që
    shumëzon koston është 1.00 dhe pesha specifike
    relative e barabartë me 20, përkthehet në një
    vlerë të barabartë me 20 për pozicionin e
    përgjithshëm të perceptuar për këtë faktor.

45
  • Shuma e këtyre katër fushave të kostos së
    perceptuar gjeneron një indeks të përgjithshëm të
    perceptuar të kostos së blerjes, i cili në këtë
    rast është i barabartë me 107. Kjo do të thotë që
    biznesi është perceptuar si 7 më i shtrenjtë se
    konkurrentet e tij diferenca nënkupton çmime më
    të larta, dhe shërbime dhe riparime më të
    shtrenjta, pavarësisht se kostoja e letrës është
    më e ulët.

46
Vlera e perceptuar konsumatore
  • Pasi janë përfituar perceptimet konsumatore për
    përfitimet e përgjithshme dhe koston e
    përgjithshme të blerjes, një biznes duhet të
    vlerësojë nivelin e vlerës që ai krijon për
    konsumatorët e tij. Në figurën 3.5 tregohet vlera
    konsumatore e krijuar nga kompania e
    fotokopjuesve.
  • Çdo fushë e përfitimit dhe e kostos së perceptuar
    është dhënë me grafik duke përdorur rezultatet e
    paraqitura në tabelat 3.5 dhe 3.6.

47
  • Diferenca midis përfitimeve të përgjithshme
    konsumatore (123) dhe kostos së përgjithshme të
    blerjes (107) krijon një indeks të vlerësimit të
    vlerës së perceptuar konsumatore të barabartë me
    16. Kjo nënkupton që biznesi është i aftë të
    krijojë vlerë konsumatore shumë të lartë edhe pse
    ka një çmim premium prej 15 më të lartë. Nëse
    një biznes do të përmirësojë më tej vlerën e
    perceptuar konsumatore pa ulur çmimin, ai duhet
    të përmirësojë dobësitë bazë të tij në fushat e
    rëndësisë për konsumatorët. Lehtësia në përdorim,
    koha e riparimit, si dhe riparim-shërbimi janë
    ato fusha që hiqen nga vlera konsumatore. Se sa
    duhet të jetë shkalla që duhet të përmiresohen
    këto fusha, biznesi mund të përmirësojë vlerën që
    ai krijon për konsumatorët edhe pse ai mban një
    çmim premium.

48
Pra kur perfitimet e pergjithsme konsumatore
jane 123 dhe kostoja e realizimit te tyre 107
kemi nje Vlera konsumatore 123-107 23
49
Përfitimet emocionale dhe krijimi i vlerës
  • Përfitimet konsumatore mund të përshkruhen
    gjerësisht si përfitime racionale. Shfaqja
    racionale e një automobili përfshin ekonominë
    (kursimin) e karburantit, koston e mbajtjes,
    sigurimin, vlerën e rishitjes, madhësinë dhe
    çmimin. Përfitimet racionale më pak të prekshme
    përfshijnë cilësinë e shërbimit të riparimit,
    miqësinë e personelit të shërbimit dhe
    reputacionin e prodhuesit. Për shumë konsumatorë
    ka gjithashtu edhe përfitime personale që janë të
    lidhura me nevojat psikologjike që, për nga
    natyra e tyre, janë më personale. E njëjta gjë
    mund të jetë e vërtetë në shumë blerje të tipit
    nga biznesi në biznes, në të cilat përfitimet
    emocionale mund të jenë të lidhura me sigurinë,
    reputacionin apo miqësinë. Kështu, për të
    kompletuar sipas kuptimit tonë përfitimet
    konsumatore dhe krijimin e vlerës, ne duhet të
    kuptojmë gjithashtu burimet e përfitimeve
    emocionale konsumatore dhe mënyrën si ato
    kontribuojnë në vlerën konsumatore.

50
Përfitimet emocionale dhe vlera psikologjike
  • Çdo njëri nga ne ka njëkohësisht nevoja fizike
    dhe psikologjike. Nevojat fizike të tilla si
    etja, të qenit i uritur, gjumi dhe siguria
    përgjithësisht vijnë të parat. Por, kur këto
    nevoja janë përmbushur, nevojat tona psikologjike
    si nevoja për marrëdhënie miqësore të ngrohta,
    statusi, respekti, mirënjohja, shakaja,
    kënaqësia, vetkënaqja bëhen më të rëndësishme për
    ne. Për shkak se shumë produkte kanë
    personalitete me shumë kuptime psikologjike,
    nevojat tona psikologjike mund të përmbushen me
    blerjen e produkteve që ofrojnë një grup
    përfitimesh emocionale që janë në përputhje me
    këto nevoja. Si tregohet më poshtë, nevojat tona
    psikologjike do të na tërheqin drejt produkteve
    me një personalitet marke që kënaq nevojat tona
    psikologjike. Sipas shkallës me të cilën
    personaliteti i markës së një produkti jep
    përfitime emocionale të dëshiruara, mund të
    kënaqen nevojat tona psikologjike.
  • Nevoja psikologjike - Personaliteti i markës -
    Përfitime emocionale

51
Përfitimet emocionale dhe vlera psikologjike
  • Për shembull, një konsumator me një nevojë për të
    qënë i fortë (i shëndetshëm), i ashpër dhe i
    mjaftueshëm në vetvete mund të tërhiqet pas një
    mjeti Chevy dhe reklame që e pozicionon kamionin
    Chevy si të fortë, të pavarur dhe të qëndrueshëm.
  • Nga ana tjetër, konsumatorët me një nevojë për
    status, mirënjohje, sofistikim dhe respekt duhet
    të tërhiqen më tepër nga një Mercedes. Kështu,
    për produktet që projektojnë një personalitet
    marke ka mundësi për të krijuar vlerën
    konsumatore përmes dhënies së përfitimeve
    emocionale.

52
3.6.2. Personaliteti i markës dhe krijimi i vlerës
  • Në çdo rast, konsumatorët me nevoja psikologjike
    që përshtaten mirë me personalitetin e markës së
    një produkti do të tërhiqen nga ai produkt. Ky
    konkluzion supozon që përfitimet e tjera të
    produktit, përfitimet e shërbimit dhe nevojat e
    çmimit janë përmbushur në mënyrën e duhur. Sipas
    shkallës me të cilën marka siguron këto përfitime
    emocionale ajo do të kontribuojë në vlerën e
    përgjithshme që një konsumator mund të marrë nga
    blerja e një produkti mbi një tjetër.
  • Për shembull, çfarë do të ndodhte nëse Nike do
    përdorte John Wooden (një trajner basketbolli
    shumë i njohur i një kolegji) në vend të Michael
    Jordan për të reklamuar këpucët e basketbollit të
    ajrit Nike (i quajtur më vonë Air Jordan)?

53
  • Personaliteti i markës Nike do të jetë shumë i
    ndryshëm dhe përfitimet emocionale të krijuar nga
    produkti do të jenë më pak të konsiderueshme për
    konsumatorët e synuar.
  • Produktet kanë personalitete. Një spiker dhe
    reklama e përdorur për të promovuar një produkt
    ndihmojnë për të krijuar personalitetin e markës
    së produktit dhe përfitimet emocionale të saj.
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com