EDUKIMI DHE INTEGRIMI GJINOR N - PowerPoint PPT Presentation

About This Presentation
Title:

EDUKIMI DHE INTEGRIMI GJINOR N

Description:

Title: PROVIMI I MATURWS Author: COMPAQ Last modified by: Milika Created Date: 3/8/2005 8:02:47 AM Document presentation format: On-screen Show (4:3) – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:42
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 27
Provided by: COMPAQ59
Category:

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: EDUKIMI DHE INTEGRIMI GJINOR N


1
EDUKIMI DHE INTEGRIMI GJINOR NË TEKSTE TË
NXËNËSIT

2
Objektivat
  • Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit do të
    jenë të aftë
  • Të identifikojnë elementët didaktikë ku mund dhe
    duhet të fokusohemi gjatë analizës së një teksti
  • Të gjejnë në tekste dhe të trajtojnë
    (komentojnë/analizojnë) konceptet bazë mbi të
    cilat operon edukimi cilësor gjinor (diskriminimi
    gjinor, stereotipitë, rolet gjinore, profesionet,
    socializimi gjinor)
  • Të identifikojnë "standardet" që duhet të
    përmbushë një tekst nxënësi "OK" në
    këndvështrimin gjinor
  • Të vlerësojnë konkretisht në tekste përmbushjen e
    këtyre standardeve.

3
(No Transcript)
4
Elementët mbi të cilat ngrihet veshtrimi kritik i
teksteve
  • Kuadri ligjor
  • Konceptet themelore
  • Vendi i mbledhjes së të dhënave gjinore në tekste
  • Standardizimi indikatorëve të vlerësimit në
    tekste të dimensionit gjinor.

5
Kuadri ligjor (Legjislacioni)
  • Angazhimi politik dhe ligjor i shtetit shqiptar
    për një edukim të drejtë gjinor.
  • Paketa ligjore për çështjet e barazisë dhe
    drejtësisë.

6
Paketa ligjore
  • Kodi i punës, 1995
  • Ligji për shëndetin riprodhues, 2002
  • Kodi i Ri i Familjes, 2003
  • Ligji Për një shoqëri me barazi gjinore, 2004
  • Ligji për Dhunën në Familje, 2006
  • MSA, 2006
  • Strategjia për barazi gjinore dhe kundër dhunës
    në familje (draft)
  • Strategjia për zhvillim dhe integrim (draft)

7
Konceptet themelore
  • Përkatësia gjinore
  • Skemë të menduari që përcakton se çfarë
  • pritet
  • lejohet
  • vlerësohet
  • te një grua apo burrë në një kontekst të caktuar.
  • I referohet
  • përcaktimit socio-kulturor të burrit dhe gruas
  • mënyrës se si shoqëritë
  • bëjnë dallimin midis tyre
  • u caktojnë role dhe përgjegjësi shoqërore
  • marrëdhënieve mes grave dhe burrave.

8
Seksi
  • Shpreh dallimet biologjike midis meshkujve dhe
    femrave.
  • Këto dallime
  • janë universale
  • përcaktohen që në lindje
  • nuk ndryshohen në mënyrë natyrale
  • lidhen me ndryshimet në organet seksuale dhe
    funksionet riprodhuese midis meshkujve dhe
    femrave.

9
Identiteti gjinor
  • Përkatësia gjinore, me të cilën një njeri
    identifikon veten të qenit burrë ose grua.
  • Identiteti gjinor ndikohet
  • mosha, raca, lidhjet familjare, etnia, klasa,
    niveli ekonomik, besimet fetare, bindjet
    politike, zona gjeografike, etj

10
Rolet gjinore
  • I referohen përcaktimit të roleve, përgjegjësive
    dhe detyrave të ndryshme të burrave dhe grave.
  • Lidhet me ndarjen gjinore të punës në
    veprimtarinë
  • prodhuesen (prodhim mallrash dhe shërbime në
    tregun e punës)
  • riprodhuese (biologjike dhe shoqërore)
  • komunitare (veprimtari që lidhen me menaxhimin
    dhe organizimin e jetës komunitare)

11
Stereotipat gjinorë
  • Janë skema të përgjithësuara e të ngurta për
    cilësitë e personalitetit
  • Mendohet se janë skema tipike për meshkujt dhe
    femrat.
  • Përfshijnë edhe rolet sociale dhe profesionale,
    që konsiderohen si parësore për meshkujt dhe
    femrat në një shoqëri të caktuar.

12
Diskriminimi
  • Trajtim i ndryshëm, jo i favorshëm, i individëve,
    për shkak të një sjelljeje të dukshme që ata
    prezantojnë.
  • Trajtimi ndryshe bëhet në bazë
  • race
  • seksi
  • klase
  • statusi kulturor, etj

13
Diskriminimi gjinor
  • Çdo dallim, përjashtim ose kufizim në bazë gjinie
    (seksi), që dëmton ose zhvlerëson ushtrimin e të
    drejtave të njeriut në fushat politike,
    ekonomike, shoqërore, kulturore dhe civile.

14
Diskriminimi pozitiv
  • Veprim politik që favorizon grupet e brishta të
    shoqërisë (p.sh gratë), me qëllim që të
    përshpejtojë arritjen e barazisë midis këtyre
    grupeve dhe grupeve të tjera.

15
Socializimi gjinor
  • Proces i vijueshëm, përmes të cilit individët
  • zhvillojnë potencialin e tyre njerëzor
  • Mësojnë e përvetësojnë vlerat, mënyrën e jetesës
    dhe kulturën.

16
Indoktrinimi gjinor/ gjinizimi
  • Proces specifik socializimi, nga i cili njerëzit
    mësojnë rolet gjinore.
  • Ndodh përmes katër proceseve
  • Manipulimi mënyra se si trajtohet një fëmijë
  • Kanalizimi drejtim i diferencuar i vëmendjes së
    fëmijëve meshkuj dhe femra ndaj objekteve apo
    aspekteve të tyre

17
  • Emërtimet gojore shprehjet me të cilat u
    drejtohemi fëmijëve
  • Ekspozimi ndaj veprimtarive tradicionale
    mashkollore dhe femërore që në fëmijëri.

18
Fuqizimi
  • Proces, përmes të cilit, gratë dhe burrat që
    ndodhen në pozita të pafavorshme, rrisin aksesin
    kundrejt
  • - informacionit
  • - burimeve
  • - pushtetit vendimmarrës

19
Dilemat gjinore
  • Situata të sjella në tekste, ku është e pamundur
    gjetja e një qëndrimi të vetëm të drejtë.
  • Situatat me dilema nxisin
  • - fleksibilitetin dhe gjerësinë e të menduarit
  • - natyrshmërinë në diskutim
  • reflektimin mbi vlerat personale
  • aftësinë e të menduarit kritik e të pavarur të
    nxënësit.

20
Deformimi gjinor në tekste - 4 trajta
  • Mungesa e përfaqësimit të gruas/ vajzës në tekste
    (mohimi i gruas)
  • Kundërshtimi i sjelljes femërore
  • Paraqitja e gruas/ vajzës në role tradicionale
  • Kanalizimi i të menduarit të nxënësve.

21
Vlerësimi i teksteve
  • 1. Vlerësimi i përmbajtjes së mësimit (tekstit të
    shkruar për njësi mësimore).
  • 2. Vlerësimi i aparatit pedagogjik
  • 3. Vlerësimi i ilustrimeve

22
Vlerësimi i përmbajtjes
  • Cili është imazhi i femrës në tekst?
  • A ka barazpeshë gjinore në tekst?
  • A ka trysni të stereotipave në tekst?
  • A ka diskriminim /diskriminim pozitiv në tekst?
  • A është përpjesëtimore paraqitja e burrave dhe e
    grave, e djemve dhe e vajzave në rolet sociale?
  • A shpreh autori qëndrimet e veta ndaj djemve dhe
    vajzave?
  • A i profilizon ai subjektivisht rolet gjinore
    femërore dhe mashkullore?
  • Si është raporti i emrave të përveçëm të femrave
    dhe të meshkujve?

23
Aparati pedagogjik
  • A ka njëanshmëri në drejtimin e pyetjeve Pyesni
    shokun!?
  • A janë stereotipike shprehitë e djemve dhe të
    vajzave në pyetjet?
  • Cila është shpeshtësia e pyetjeve drejtuar
    meshkujve dhe femrave?
  • Si pyeten nxënësit për rolet gjinore, a vërehet
    njëanshmëri dhe stereotipizim?
  • Kujt i adresohen pyetjet dhe kë përjashtojnë ato?
  • A janë grupuar pyetje për djem dhe pyetje për
    vajza?
  • Si dalin në aparatin pedagogjik rolet gjinore dhe
    profesionet?

24
Ilustrimet
  • A paraqiten në mënyrë të skajshme femrat, si
    shumë të fuqishme dhe të arrira deri në
    pamundësi?
  • Ku paraqiten më shumë femrat dhe meshkujt brenda
    apo jashtë shtëpisë?
  • A janë gratë në profesione vendimmarrëse, të
    pavarura?
  • A janë gratë më shumë në profesione të tilla, si
    shërbyese, mësuese, apo edhe në profesione
    udhëheqëse e vendimmarrëse?
  • Me ç përmasa paraqiten femrat dhe cili është
    vendi që ato zënë?

25
Instrumenti i mbledhjes së fakteve gjinore në
tekste
Vendi Mohimi i gruas Kundër- shtimi i gruas Gruaja në role tradicionale Kanalizimi drejt të menduarit të deformuar gjinor
1 Përmbajtja e mësimit a. Stereotipat gjinorë b. Rolet gjinore c. Profesionet
2 Aparati pedagogjik a. Stereotipat gjinorë b. Rolet gjinore c. Profesionet
3 Ilustrimet a. Stereotipat gjinorë b. Rolet gjinore c. Profesionet
26
  • Punë të mbarë!
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com