Title: Politikat%20Fiskale
1Politikat Fiskale
www.valmirnuredini.tk
2Sistemi fiskal është i lidhur ngushtë me
ekzistimin e shtetit dhe funksionimin e
tij.Shteti që të mund të funksionojë dhe ti
plotësojë nevojat e përgjithshme dhe të
përbashkëta të qytetarëve, i nevojiten mjetet
materiale. Të gjitha këto nevoja kanë karakter
publik, prandaj çdo shtet insiston që në një
nivel sa më të lartë ti plotësojë ato.Për
këtë arsye, shteti nëpërmjet masave dhe
instrumenteve të ndryshme të sistemit fiskal
siguron mjete të caktuara materiale (financiare),
të cilat i përdor për plotësimin e nevojave me
karakter publik siç janë arsimi, shkenca,
kultura, shëndetësia, mbrojtja, infrastruktura
etj.
www.valmirnuredini.tk
3Përdorimi i politikës fiskale si mjet për të
ndikuar në rrjedhat ekonomike ishte ide e Kejnsit
që nga viti 1930, pra me paraqitjen e depresionit
të madh.Kejnsi argumentoi se ekonomia e një
vendi gjendet në një depresion, atëherë
shpenzimet qeveritare paraqiten si një e mirë
publike, sepse prej saj mund të përfitojnë të
gjithë, ashtu që qeveria duhet ose të shpenzojë
ose të gjejë mënyrë që të ndikojë në rritjen e
shpenzimeve individuale. Kejnsi konkludoi se me
rritjen e shpenzimeve qeveritare do të rriten
edhe shpenzimet individuale, ku pastaj përmes
multiplikatorit do të vie deri te rritja e
produktit. Qëllimi i Kejnsit ishte që përmes
politikave fiskale të ndikohet në rritjen e
kërkesës agregate ashtu që të kemi rritjen e
produktit si dhe të arrihet punësimi i plotë me
një nivel më të lartë të çmimeve.
www.valmirnuredini.tk
4Çka nënkuptojmë me termin politika fiskale?
- Më termin politikë fiskale nënkuptojmë mënyrën se
si qeveria zgjedh të shpenzojë buxhetin e saj me
qëllim të furnizimit të qytetarëve me shërbime
dhe mallra publike shpesh duke u referuar si
shpenzime. - Këto mallra dhe shërbime përfshijnë
infrastrukturën publike, edukimin, shëndetësinë,
sigurinë publike, gjyqësinë etj - Qeveria përpiqet ti gjejë metodat më të mira për
financimin e këtyre shpenzimeve nëpërmjet llojeve
të ndryshme të tatimeve si TVSH, taksat
doganore, tatimet në të hyra personale, tatimie
në të hyra të korporatave, kontributet për
sigurimin social, etj. - Gjatë zbatimit të politikave tatimore, qeveria
mundohet që të sigurojë nivel të ulët të
ngarkesave tatimore dhe trajtim të barabartë si
për biznese, ashtu dhe për qytetarë.
www.valmirnuredini.tk
5Rëndësia e politikës Fiskale
- Politika fiskale bashkë me politikën monetare
janë dy komponente themelore të politikës
ekonomike shtetërore të cilat shfrytëzohen për
realizimin e objektivave makroekonomike për
influencimin e produktit të përgjithshëm vendor,
nivelin e punësimit, të ardhurat dhe nivelin e
çmimeve. Përmes politikës fiskale, shteti mund të
ndikojë drejtpërdrejtë në ekonomi. - Përmes instrumenteve të politikës fiskale
ndikohet në punësim dhe nivelin e çmimeve, në
rishpërndarjen më të mirë të të ardhurës dhe
pasurisë, në rritjen ekonomike, në rritjen e
kursimit, në nivelin e investimeve, në çështjet e
arsimit, kulturë dhe shëndetësi. Dhe, për të
ardhur deri te plotësimi i këtyre shpenzimeve,
qeveria ka gjetur metodën e saj për tu financuar
me mjete përmes llojeve të ndryshme të të hyrave
fiskale si TVSH, taksat, taksat doganore,
tatimet në të hyra personale, tatimi në të hyra
të korporatave, kontributet për sigurimin social,
etj.
www.valmirnuredini.tk
6OBJEKTIVAT E POLITIKËS FISKALE
- Objektivat e politikës lidhen me rritjen e
mirëqenies së përgjithshme shoqërore e cila
sigurohet vetëm në kushtet e një ambienti që e
cilësojnë stabiliteti ekonomik, politik dhe
social. - Objektivat e politikës fiskale janë
- Alokimi i të hyrave publike
- Stabiliteti makroekonomik
- Nxitja e rritjes ekonomike
- Rishpërndarja e të hyrave
www.valmirnuredini.tk
7OBJEKTIVAT E POLITIKËS FISKALE
- Objektivat e politikave fiskale ndryshojnë dhe
mund të përfshijnë
1. Alokimin e t? hyrave publike (tatimet). Shumë
veprimtari të rëndësishme për funksionimin e
shoqërisë edukimin, shëndetësinë, sigurinë
publike, mirëqenien sociale, mbrojtjen e
ambientit, investimet publike nuk do të ishin
të mundshme ose nuk do ofroheshin në nivel të
mjaftueshëm pa intervenimin e shtetit. Për ti
mënjanuar këto mangësi, politika fiskale
shfrytëzon të hyrat e grumbulluara në buxhet dhe
ndihmon financimin e këtyre aktiviteteve.
2. Stabiliteti makroekonomik. Ekonomitë e shumë
vendeve të zhvilluara shpesh janë objekt i
luhatjeve të vazhdueshme. Stagnimet eventuale në
ekonomi shpesh reflektohen në buxhetin familjar
dhe pastaj edhe në shpenzimet e tyre për mallra
dhe shërbime. Në orvatjet e saj për të eliminuar
ose zbutur luhatjet e tilla, qeveria herë pas
here përdorë mjete të politikave fiskale si
politika tatimore dhe shpenzimet publike.
www.valmirnuredini.tk
83. Nxitja e rritjes ekonomike. Nëpërmjet
ndryshimeve në tatime dhe shpenzime publike,
qeveria mund të ndihmojë në stimulimin e
zhvillimit ekonomik
4. Rishpërndarja e të hyrave. Përfituesit e të
hyrave të tatimeve qeveritare i përdorin tatimet
e mbledhura që të sigurojnë pensionet publike
nivelin minimal të të hyrave për personat që janë
të sëmurë, fizikisht të sfiduar, të vjetër, etj
Shteti i cili ofron përparësi të lartë këtyre
synimeve zakonisht preferon të përdorë sistem
progresiv të të hyrave tatimore, d.m.th. se
tatimohen me tepër ata të cilët kanë të ardhura
më të larta.
www.valmirnuredini.tk
9Cilat janë format kryesore të financimit të
shpenzimeve publike?
- Qeveria ka disa mundësi
- 1. Tatimet e drejtpërdrejta. Në këtë grup
tatimesh përfshihen tatimi në të hyrat personale,
tatimi në të hyrat e korporatave, apo edhe tatimi
në pronë. Në Kosovë, si dhe në shumë ekonomi të
tjera të pazhvilluara, tatimet e drejtpërdrejta
nuk luajnë një rol me rëndësi në buxhetin e
shtetit. - 2. Tatimet indirekte. Tatimet indirekte
përfshijnë në mes të tjerash TVSH-në, akcizën dhe
tarifat doganore. Momentalisht, tatimet indirekte
kontribuojnë me përqindjen më të madhe të të
hyrave të grumbulluara. Këto lloje të të hyrave
më së shumti mblidhen në pikat doganore.
www.valmirnuredini.tk
10Cilat janë format kryesore të financimit të
shpenzimeve publike?
- Qeveria ka disa mundësi
- 3. Taksat. Taksat mund të aplikohen tek shërbimet
lokale ose në nivel kombëtar. Shembuj të
shërbimeve të cilat mund ti nënshtrohen taksave
janë aeroporti disa dokumente të lëshuara nga
administrata publike regjistrimi i bizneseve
etj. Është si rregull, që këto lloje të të hyrave
nuk luajnë rol të rëndësishëm në buxhetin e një
vendi. - 4. Huazimet publike. Në situata ku qeveria nuk ka
mundësi të financojë shpenzimet aktuale publike
përmes mbledhjes së tatimeve të rregullta, ajo
detyrohet të huazojë nga burime të brendshme ose
të jashtme. Aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të
marrë borxh publik..
www.valmirnuredini.tk
11TVSH, Akciza dhe Tarifat doganore
- Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
- Tatimi mbi Vlerën e Shtuar apo TVSH është një
tatim mbi konsumin. Aplikohet në furnizimet e
mallrave dhe shërbimeve të kryera nga personi i
tatueshëm në Kosovë dhe në importe. - Shkalla tatimore (përqindja) normale e TVSH-së
është caktuar 16 e vlerës së mallrave dhe
shërbimeve te furnizuara dhe te sjellura në
Kosovë.
www.valmirnuredini.tk
12Akcizat
- Në sistemin tatimor janë përfshirë tatimet e
veçanta në qarkullim, ndërkaq secili prej tyre
është rregulluar me ligj të veçantë, me të cilat
tatohen alkooli, pijet joalkoolike, birra,
kafeja, produktet e duhanit, automjetet etj.
www.valmirnuredini.tk
13Dogana
- Për nga karakteri i vet ekonomik ato janë një
lloj i veçantë i tatimit indirekt. Edhe pse
dallojmë doganën për import, eksport dhe kalimin
e transit, sot në sistemet doganore bashkëkohore
kryesisht e hasim doganën e importit, dhe këtë
kryesisht në funksion ekonomik të mbrojtjes së
prodhimit vendor, kurse roli i saj fiskal është
më pak i rëndësishëm. - Sipas rregullit dogana përcaktohet në përqindje
nga vlera e mallit, por në rastet e caktuara
aplikohet edhe dogana në shumën absolute për një
njësi të matjes, përkatësisht sipas sasisë ose
peshës së mallit.
www.valmirnuredini.tk
14BUXHETI QEVERITAR
- Shpenzimet dhe të ardhurat e parashikuara nga
qeveria për një periudhë njëvjeçare, pasqyrohen
në buxhetin qeveritar. - Pra, buxhetin mund ta përkufizojmë si pasqyrë
sistematike financiare e të hyrave dhe të dalave
të shtetit dhe të bashkësive më të ngushta
shoqërore politike për një periudhë të caktuar,
perkatësisht për një vit buxhetor. - Buxheti shërben për të regjistruar dhe
kontrolluar si kryerjen e shpenzimeve ashtu edhe
të ardhurat paraqiten të detajuara. - Luhatjet në ekonomi bëjnë që kohë pas kohe sasia
e tatimeve që bizneset derdhin në buxhet të
ndryshojnë. Prandaj buxheti qeveritar mund të
jetë më tepricë pozitive (suficitarë) me tepricë
negative (deficitarë) por mund të jetë edhe
buxhet i balancuar.
www.valmirnuredini.tk
15BUXHETI QEVERITAR
- Buxheti suficitar shkaktohet në ato periudha kur
qeveria përkatësisht grumbullon më shumë të hyra
se sa i nevojiten për financimin e shpenzimeve
aktuale buxhetore. - Buxheti deficitar shkaktohet në ato periudha kur
qeveria nuk është e aftë të financoj të gjitha
shpenzimet e parapara buxhetore nga të hyrat e
saja aktuale. - Buxheti i balancuar është kur të ardhurat janë të
barabarta me shpenzimet . - Deficiti dhe suficiti konsiderohen si situate
normale me të cilat ballafaqohet qeveritë
anekandë botës. - Por deficiti mund të konsiderohet i dëmshëm nëse
lejohet të përsëritet në periudhë afatgjatë, meqë
në atë rast rezultojnë në grumbullimin e një
barre të borxhit publik.
www.valmirnuredini.tk
16Cilat janë komponentet kryesore të shpenzimeve
publike?
- Shpenzimet publike në mënyrë tipike janë të
klasifikuara në dy mënyra. - 1. Mbi bazë horizontale
- 2. Mbi baz? vertikale
www.valmirnuredini.tk
17Cilat janë komponentet kryesore të shpenzimeve
publike?
- S? pari, mbi bazë horizontale përgjatë të
gjitha ministrive në formë të - pagave dhe mëditjeve në sektorin publik,
- shpenzimeve në mallra dhe shërbime,
- transfereve dhe
- investimeve kapitale n? sektorin publik.
www.valmirnuredini.tk
18Cilat janë komponentet kryesore të shpenzimeve
publike?
- S? dyti, mbi baz? vertikale, më detajisht bëhet
alokimi i resurseve nga qeveria qendrore tek
nivelet e ndryshme qeveritare. - P?r shembull, programet individuale t?
ministrive t? edukimit, të sh?ndet?sisë, etj.
Duke e vështruar nga nj? perspektiv? tjet?r, nj?
pjesë e buxhetit qeveritar shfrytëzohet për
financimin e investimeve për zhvillimin e
resurseve njerëzore si dhe trajnimin e tyre,
p?rfshir? këtu sportin, shkenc?n apo kultur?n. -
- Shpenzimet e kësaj natyre e ndihmojnë si
sektorin publik ashtu edhe atë privat. Një
segment shum? me rëndësi i shpenzimeve publike
është edhe ai i dedikuar për mbrojtjen sociale të
disa kategorive të njerëzve pensionet e
financuara nga shteti pagesat për ndihma sociale
për të papunët ndihma sociale për ata të cilët
janë të sfiduar fizikisht, etj
www.valmirnuredini.tk
19Cilat politika fiskale ndihmojnë në nxitjen e
zhvillimit ekonomik?
- Ka shumë mënyra në të cilat politikat fiskale
mund të ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit
ekonomik të vendit. - Në përgjithësi rekomandohet që të hyrat buxhetore
të sigurohen përmes një strukture të tillë
tatimore ku baza e tatueshme si të ardhurat apo
shpenzimet për konsum janë definuar shumë gjerë
dhe sa me më pak përjashtime. - Kjo mundëson që shkallët tatimore të jenë në
nivel të ulët, duke e zvogëluar demotivimin për
të punuar, shpenzuar, investuar apo kursyer. - Sa i përket shpenzimeve buxhetore, është me
rëndësi që programet qeveritare të janë të
dizajnuara në atë mënyrë që të mbështesin
aktivitetin e sektorit privat duke ofruar nj?
platforme në favor të rritjes ekonomike dhe
pun?simit e jo të konkurrojnë me të.
www.valmirnuredini.tk
20Cili është dallimi mes politikës fiskale dhe asaj
monetare?
- Kjo është një fushë kompekse e analizave
politike. Thënë thjeshtë, politika fiskale
shfryt?zon sistemin tatimor dhe shpenzimet
qeveritare për të ndikuar në ekonomi dhe për t?
arritur një sërë objektivash të tjera. - Politika monetare, n? an?n tjet?r shfrytëzon
instrumente si ndryshimet n? ofertën e parasë dhe
me shkallën e interesit me qëllim q? t? ndikojë
n? nivelin e çmimeve dhe koston e kredisë.
Zakonisht politika monetare përcaktohet nga Banka
qendrore e Qeverisë. Kosova. Për këtë arsye,
qeveria gjatë përpjekjeve për të ndikuar në
ekonominë është e kufizuar në shfrytëzimin e vetë
të disa instrumenteve të politikave fiskale.
www.valmirnuredini.tk
21Çka sjell deri te deficiti apo suficiti buxhetor?
- Deficiti buxhetor shkaktohet n? ato periudha kur
qeveria nuk ?sht? a aft? t? financoj? t? gjitha
shpenzimet e parapara buxhetore nga t? hyrat e
saja aktuale. - Luhatjet n? ekonomi b?jn? q? kohë pas kohe, sasia
e tatimeve q? bizneset derdhin n? buxhet t?
ndryshojn?. - N? m?nyr? q? t? eliminojë deficitet n?
p?rgjith?si, qeveria do t? detyrohej q? t?
ndryshoj? shpenzimet e parapara ose shkallët
tatimore sa her? q? t? ndryshoj? niveli i t?
hyrave buxhetore. - Por kjo do t? shkaktonte jostabilitet dhe
pasiguri tek bizneset, dhe do t? rrezikonte
financimin e disa segmenteve me interes n? sfer?n
publike. - P?r t? evituar k?t?, qeveria vendos q? t? futet
n? borxhe publike p?r t? tejkaluar diferencat
eventuale.
www.valmirnuredini.tk
22Çka sjell deri te deficiti apo suficiti buxhetor?
- E kund?rta ndodh kur qeveria p?rkoh?sisht
grumbullon m? shum? t? hyra se sa i nevojiten p?r
financimin e shpenzimeve aktuale buxhetore. - N? këtë rast qeveria operon me suficit buxhetor.
Ajo mund ti shfrytëzojë paratë e mbetura p?r
shlyerjen e detyrimeve t? m?hershme ndaj
kredidh?n?sve. - Deficitet dhe suficitet konsiderohen si situat?
normale me t? cilat ballafaqohen qeveritë anekënd
bot?s. Egzistimi i deficitit ose suficitit nuk
mund t? p?rdoret si argument p?r t? konkluduar
mbi kualitetin e politik?s fiskale. - Shumëçka varet nga faktorët që kanë sjellë deri
te deficiti. Deficitet mund t? jen? t? d?msh?m,
n?se lejohet t? p?rs?riten n? periudha afatgjate,
meqë në atë rast rezultojnë në grumbullimin e një
barre t? borxhit publik.
www.valmirnuredini.tk
23www.valmirnuredini.tk